Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

FOTO/ Kush është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-i fejuari i vajzës, i akuzonte se nuk i kthenin paratë

P
Piranjat25 July 2026, 13:18 · 2 min lexim
FOTO/ Kush është çifti i bashkëshortëve që u vra

Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata u përcollën sot për në banesën e fundit ndërsa Buzi, që i dha fund edhe jetës së tij do të varroset nesër. Krimi i rëndë dyshohet se ndodhi pas konflikteve të vazhdueshme që 35-vjeçari kishte me të fejuarën dhe familjen e saj, ndërsa pretendonte se ata nuj i kthenin një shumë të madhe parash, që ua kishte dërguar kur punonte si emigrant në Angli.

Ceremonia mortore për autorin e ngjarjes, Refit (Nertil) Buzi, do të zhvillohet paraditen e së dielës. Sipas burimeve, kjo është vendosur për të shmangur çdo tension të mundshëm mes familjeve, pasi ato jetojnë në të njëjtën zonë dhe ceremonitë zhvillohen në të njëjtat varreza.

Ngjarja që tronditi Vidhishtin dhe mbarë vendin ndodhi mëngjesin e së premtes, kur 35-vjeçari shkoi në banesën e ish-partneres së tij dhe qëlloi me armë ndaj prindërve të saj. Kosta Plaka humbi jetën në vend, ndërsa Belere Plaka ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve.

Pas krimit, autori mori peng ish-partneren dhe u largua nga vendngjarja. Pas disa orësh negociata me policinë, ai i dha fund jetës brenda automjetit të tij, duke mbyllur në mënyrën më tragjike një ngjarje që ka lënë pas dhimbje të thellë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.