Foto/ Kreu i Doganave duke pirë cigare në zyrë! A do ta shkarkojë Rama siç bëri dikur me zv.ministrin e Brendshëm?

Një foto e publikuar nga blogeri Olti Curri ka ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e ligjit antiduhan dhe standardin që ndiqet ndaj zyrtarëve të lartë.
Në foton e publikuar shihet, sipas pretendimeve të denoncuesit, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, duke pirë cigare brenda zyrës së tij, një ambient i mbyllur ku ligji ndalon konsumimin e duhanit.
Denoncimi është dërguar në mënyrë anonime nga një person që thotë se është punonjës i Doganave. Sipas tij, tymi i duhanit përhapet në korridore dhe shqetëson punonjësit, ndërsa pretendohet se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar.
“Po ju dërgoj një foto ku duket Besmir Beja, drejtori i përgjithshëm duke pirë cigare brenda në zyrën e tij. Tymi nuk rri vetëm aty, por përhapet në korridore dhe ne e thithim gjatë gjithë ditës”, thuhet në denoncimin e publikuar.
Rasti rikthen në vëmendje precedentin e krijuar nga qeveria, kur zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila u shkarkua nga detyra pasi u fotografua duke pirë cigare në një lokal, gjithashtu ambient i mbyllur. Vendimi u justifikua me faktin se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe u mbështet publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama.
Pas publikimit të kësaj fotografie, mbetet për t’u parë nëse do të ndiqet i njëjti standard edhe në rastin e kreut të Doganave./Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ligji Klodian Makashi”/ Precedenti i rrezikshëm që i vuri Shqipërisë damkën e ligjit për një njeri të vetëm

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë kërkon shkarkimin e ministres serbe

Çunat me muskuj në Zvërnec, Apeli mbyll në burg Artur Granin. ‘Arrest shtëpie’ për Gazmend Vathin

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë!

Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

Bilanc i Policisë së Shtetit: 29 të arrestuar e proceduar për zjarrvënie brenda 45 ditëve





