Foto/ Ky është 30-vjeçari që u vra me armë në Memaliaj, autori në arrati pas krimit

Ky që shihni më lart është Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri.
Sipas policisë, viktima është qëlluar me armë nga 29-vjeçari me iniciale D. N., teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.
“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet, teksa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes
Lexo edhe
AKTUALITET
Nesho: ‘Smart City’ ngre shqetësime për sigurinë dhe transparencën, BE kundër projektit

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mashtrimet online me SMS të rreme

Policia jep detaje për vrasjen në Memaliaj, u qëllua me armë edhe vëllai i autorit

EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja në Memaliaj, del emri i autorit të krimit

A rrezikon Shqipëria? ‘Tërmeti’ amerikan: Samitet e NATO-s të bëhen çdo dy vite! Trump mund të mos shkojë





