FOTO/ Nga takimi në kafe te vrasja, kush është Adrian Ogiçi i arrestuar në Spanjë

Arrestimi në Spanjë i 40-vjeçarit Adrian Ogiçi ka rikthyer në vëmendje një nga ngjarjet më të rënda kriminale të ndodhura vite më parë në jug të vendit.
Sipas dosjes hetimore, Ogiçi akuzohet se në qershor të vitit 2015, në bashkëpunim me shtetasin Vitor Islami dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës shtetasin Ridvan Lamaj.
Burime nga hetimet bëjnë me dije se viktima është futur me forcë në një automjet tip BMW X5 dhe më pas është transportuar drejt zonës së Xarres, në Konispol. Dyshohet se pikërisht në këtë zonë Lamaj është ekzekutuar, ndërsa trupi i tij është zhdukur. Edhe sot, pas më shumë se një dekade, kufoma nuk është gjetur.
Motivi i krimit lidhet me një konflikt të fortë mes palëve për humbjen e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike në kufirin shqiptaro-grek.
Adrian Ogiçi është dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, ndërsa arrestimi i tij në Spanjë u bë i mundur falë bashkëpunimit ndërkombëtar të strukturave ligjzbatuese.
Aktualisht, autoritetet shqiptare po ndjekin procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Nga rrëmbimi për pazare droge te trafiku, arrestohet në Spanjë i “frikshmi” i Sarandës

EMRI/ Po luante me shokët, 12-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht

EMRI/ U arrestua para tre javësh, ndërron jetë në QSUT i akuzuari për dhunë në familje

Pashkët katolike, Presidenti Begaj uron besimtarët: Kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja

Meta uron besimtarët për Pashkët: Paqja qoftë me ju

Softa: Paralajmërimi i SHBA-së për sulm nga Irani në Shqipëri duhet marrë seriozisht

Besimtarët katolikë kremtojnë Vigjiljen e Pashkës në Tiranë, mesha zhvillohet në Katedralen “Shën Pali”

Gëzuar Pashkët! Mbahet Mesha e Pashkëve në Katedralen Katolike në Tiranë





