FOTO/ Pas denoncimit të Piranjave, pastrohet rruga drejt Kalasë dhe Spitalit në Lezhë

Pas publikimit të rastit, me mbetjet në rrugën e spitalit dhe kalasë së Lezhës, ka ardhur reagimi i institucioneve.
Ndërmarrja e pastrimit në Bashkinë Lezhë, ka angazhuar punonjësit e saj për të pastruar mbetjet e hedhura në këto dy rrugë të rëndësishme për banorët dhe vizitorët.
Ditën e djeshme, një qytetar denoncoi gjendjen shqetësuese të ndotjes në qytetin e Lezhës. Qytetari shprehu indinjatën për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se, megjithëse paguhen taksa për pastrimin, situata mbetet problematike.
Problemit me mbetjet mori zgjidhje fal reagimit të qytetarit dhe publikimit të lajmit në Piranja News. Redaksia e Piranja News fton të gjithë qytetarët të denoncojnë problematikat shqetësuese, ato do të publikohen duke përcjellë zërin e tyre në institucionet përkatëse./Piranja News
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Gjendet i pajetë 52-vjeçari në Sarandë, ja çfarë dyshohet

Fermerët e luleshtrydheve në protestë: Na marrin prodhimin lirë, e shesin trefish

Shqipëria prodhon më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja

Sot seanca në GJKKO, Ajola Xoxa kërkon lehtësim të masës së sigurisë

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve ndikon tek qytetarët e Shkodrës
Dënohet me 17 vite burg 16-vjeçari që hodhi Aurora Tilën nga ballkoni

PROFIL/ U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

EMRI/ Akuzohet për abuzim seksual me mbesën 15-vjeçare, lihet në burg 39-vjeçari





