Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

FOTO/ Shkrumbohet pallati 12 katësh në Tiranë, dëmet kolosale

P
Piranjat14 April 2026, 22:36 · 3 min lexim
FOTO/ Shkrumbohet pallati 12 katësh në Tiranë, dëmet

Pallati 12 katësh i cili u përfshi nga flakët pasditen e sotme te Farmacia nr.10, përballë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë është shkrumbuar totalisht.

Pas më shumë se 3 orësh betejë me flakët zjarrfikësit arritën të izolojnë flakët në orët e mbrëmjes kur autoritetet deklaruan se përjashtonin çdo mundësi të përhapjes së zjarrit në një tjetër sipërfaqe të kompleksit, ndërsa vijonte puna për të shuar vatrat e flakëve në apartamente.

Zjarri, dyshohet se nisi nga një biznes, që ndodhej në katin e parë dhe u përhap në përmasa të frikshme në të gjithë fasadën e pallatit.

"Zjarri ka nisur në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes. Pas vendosjes nën kontroll të situatës, do të nisim ekspertizën zyrtare për nisjen e zjarrit. Fasada ka ndikuar në përhapjen e vatrës së zjarrit" deklaroi Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikësve të Tiranës

Pamjet videove që mbërritën në redaksinë e Syrit rreth orës 17:30 ishin të frikshme.

Ndërkohë që një banore i tha mikrofonit të Syrit se zjarri kishte nisur që në orën 14:00.

11 persona – banorë e zjarrfikës- u transportuan në spital për të marrë trajtim mjekësor kryesisht për shkak të asfiksisë, ndërsa një grua u dërgua në spital me djegie në trup.

Fasada e pallatit mori flakë tërësisht deri në katin e 12-të dhe, zjarri, depërtoi edhe brenda në apartamente duke përfshirë gjithë seksionin nga kati i parë deri te i fundit.

Pati një moment kur u ndërhy me helikopter, por ishte e kotë pasi uji që hidhej nga helikopteri hidhej mbi tarracën e godinës, ndërsa zjarri ishte në katet e 5, 6, 7 dhe 8.

Sipas banorëve të cilët folën për mikrofonin e Syrit ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka qenë e vonuar duke ngritur pikëpyetje për menaxhimin e situatës.

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi zjarrin.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë deklaroi se do marrin gjithë kamerat e sigurisë dhe do kryejnë gjithë procedurat hetimore.

Dhe nëse zjarri ka ardhur nga persona të jashtëm, patjetër që do ketë edhe masa ekstreme”, tha kryepolici Skënder Hita.

Drejtori i policisë së Shtetit, Skënder Hitaj tha se ende nuk mund të flitet për një bilanc, por dëmet e shkaktuara janë kolosale.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.