Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

FOTO/ Shoferi i "Alba-Beton" i jepte betonieres që u përplas me patentë të skaduar!

P
Piranjat26 July 2026, 17:28 · 3 min lexim
FOTO/ Shoferi i "Alba-Beton" i jepte betonieres që u përplas

Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyetjet vetëm mbi shkaqet e përplasjes, por edhe mbi mënyrën se si ata u punësuan për të drejtuar një autobetoniere në Shqipëri.

Dy viktimat kishin mbërritur në vendin tonë rreth një muaj më parë nga Egjipti, të pajisur me vizë pune dhe leje qëndrimi 1-vjeçare.

Fillimisht u tha se Mohamed Lotf dispononte leje drejtimi për kamion, ndërsa Mohamed Ali ishte i pajisur me dokumentacion si pompist.

Sipas DPSHTRR-së, as Mohamed Lotf dhe as Mohamed Ali nuk janë pajisur me leje drejtimi shqiptare dhe as me Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin “Automakinist”.

Ky dokument është i detyrueshëm për drejtimin e automjeteve për përdorim të veçantë, ku përfshihen edhe autobetonieret.

VoxNews ka siguruar foton e patentës së shoferit Mohamed Lotf, 30 vjeç i cili mbeti viktimë nga aksidenti tragjik.

FOTO/ Shoferi i "Alba-Beton" i jepte betonieres që u përplas

Siç duket edhe nga fotoja e mësipërme edhe patenta egjiptiane kishte skaduar me datë (06 05 2026), pra ata lëvinin pa dokumentat e nevojshme në rrugët e Shqipërisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në orën 16:20 kamioni po lëvizte në Unazën Lindore të Tiranës, nga Farka në drejtim të Tegut, kur u përfshi në aksident.

Sipas pamjeve të publikuara, mjeti i tonazhit të rëndë shihet teksa hyn në rrethrrotullim me shpejtësi të lartë, duke përpasur fillimisht një makinë me drejtues një 28-vjeçar dhe më pas, çan barrierat metalike dhe përfundon poshtë mbikalimit. 

Ndërkohë Roland Nuri 28-vjeçari që u plagos pasi mjeti i tij u përplas nga kamioni ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 28-vjeçari mori lëndime të lehta ndonëse mjeti i tij u shkatërrua plotësisht.

Organi i hetimit ka tagrin të zgjerojë hetimet edhe ndaj personave përgjegjës për rekrutimin dhe organizimin e punës në kompaninë (ALBA-BETON).

Çështja merr një dimension tjetër edhe për shkak se një prej aksionerëve të kompanisë është Erjon Harizi, i cili njëkohësisht mban postin e kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë.

Ndërkohë mazhoranca në përqindje aksionesh te Alba-Beton, janë vëllezërit Artan, Adrian dhe Genci Dulaku, ndërtues dhe pronarë mediesh./VoxNews

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.