FOTOLAJM/ Bordi i Transparencës ngriti sërish naftën, pikat e karburanteve vendosin tabelat me çmimet e reja

Ka hyrë në fuqi që prej orës 20:00 vendimi i sotëm i Bordit të Transparencës, i cili ka rritur sërish çmimin e naftës, duke e çuar nga 218 lekë për litër në 224 lekë për litër.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga LSA, pikat e karburanteve kanë vendosur tabelat me çmimet e reja.

Ndryshe nga nafta, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar nga hera e fundit që Bordi u mblodh dhe do vijoj të shitet me 181 lekë për litër.
Sipas Bordit, çmimet u caktuan në këto kuota, pasi më parë u zbrit një shumë prej 9.5 lekësh nga aplikimi i reduktimit me 20 % të akcizës.
Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Kjo në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Plagosja e dyfishtë e adoleshentëve, reagon Policia e Shkodrës

E rëndë në Shkodër/ Dy adoleshentë goditen me thikë

VIDEO/ Drogë me porosi në WhatsApp, 19 shqiptarë në pranga. Sekuestrohen dhjetëra mijëra euro

A humb buxheti nga ulja e akcizës për karburantet?

Laborator kokaine në godinën e braktisur/ 21-vjeçari shqiptar ngriti vetë dyshimet te policia. Dozat i fshehu në të brendshme





