Dita e 54-t e protestës kundër Ramës! Pankarta me ironi dhe mesazhe politike: Nga “matematika e Zenqinës” te thirrjet kundër klasës së vjetër

Me pankarta, parulla dhe mesazhe plot ironi, qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, përpara nisjes së marshimit të përnatshëm që tashmë është kthyer në një ritual të protestës kundër qeverisë.
Në ditën e 54-t të rezistencës popullore në Tiranë, protestuesit shfaqën pankarta që godisnin jo vetëm qeverinë e kryeministrit Edi Rama, por edhe atë që e cilësojnë si klasën e vjetër politike. Mes tyre spikatën mesazhe me referenca satirike ndaj “matematikës së Zeqinës”, si dhe slogane që kërkonin largimin e Edi Ramës, Sali Berishës dhe përfaqësuesve të sistemit politik që, sipas tyre, ka qeverisur vendin prej dekadash.
Me sarkazëm dhe ironi, protestuesit përcollën kritikat e tyre për situatën politike dhe ekonomike në vend, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të kryeqytetit, i shoqëruar nga thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim politik.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda

Albert Malaj kundër shkrirjes së bashkisë së tij: Memaliaj është shtëpia e 53 fshatrave të krahinës së Toskërisë, qytetarët nuk janë pyet...

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë dhe më i motivuar se kur hyra

“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largimin e Edi Ramës

Protesta para Kuvendit/ Shkon në 23 numri i të shoqëruarve nga policia

“Kryeministri akuzohet për korrupsion”/ Media publike italiane, Rai: Revolucioni i Flamingove vazhdon, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e...

E rëndë në Pogradec, humb jetën një i moshuar pasi pësoi infarkt në plazh

Ra nga skafi gjatë lundrimit në Vlorë, i riu plagoset në këmbë





