Fotolajm/ Ky është Brian Dëma, polici fierak që përdori të miturin për të shitur drogë

Personi në foto është efektivi i forcave “Shqiponja” në Fier, Brian Dëma, i cili është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit nën akuza të rënda që lidhen me përfshirjen në aktivitet kriminal.
Hetimet e nisura në vitin 2024 kanë provuar se ai ka rekrutuar një të mitur, fillimisht me pretendimin për të marrë informacione, por më pas e ka përdorur atë për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Sipas organit të akuzës, 30-vjeçari ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike dhe familjare të 17-vjeçarit, i cili ishte edhe përdorues droge, për ta përfshirë në aktivitet të paligjshëm.
Edhe pse gjatë kontrolleve të kryera nuk u gjetën lëndë narkotike, hetimi proaktiv arriti të dokumentojë veprimet e tij, duke treguar se ai kishte ndërmarrë hapa konkretë për të përdorur të miturin në shitjen e drogës.
Mbi Dëmën rëndojnë tre akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shtytja e të miturit në krim”. Prokuroria thekson se veprimet e tij kanë cenuar rëndë interesat e shtetit, rendin publik dhe sigurinë e të miturit, ndërsa dosja tashmë i është dërguar gjykatës për shqyrtim të mëtejshëm.
Lexo edhe
AKTUALITET
Forca të shumta policie rrethojnë Kryeministrinë në kuadër të protestës së opozitës, i pranishëm edhe Skënder Hita

Skandali i Sterilizimit/ Pasi u zhbë afera, Klodjan Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj 'mbyllin hesapet' me burgun

Zbulohet një tjetër bazë Call Centeri që mashtronte qytetarët europianë në Tiranë, sekuestrohen kompjutera dhe celularë

Protesta e opozitës/ Qytetari: Sot Kukësi marshon para narkoshtetit

Bilanc tragjik nga aksidenti në Rrugën e Kombit, shkon në dy numri i viktimave! Plagosen 5 persona

"Udhëtim të mbarë, engjëlli im i vogël"/ Të afërmit dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit 19-vjeçares Myrto

Pjesë e një rrjeti droge në Itali, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë! E fshihte mallin në një përrua

Përgjysmojnë çmimin, pikat e grumbullimit fundosin fermerët e trangullit





