FOTOLAJM/ Seanca e fundit e Parlamentit, protestuesit lënë shënimin gjigant në Bulevard

Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë thirrur njëzëri: “Rama jepe dorëheqjen”. Ata kanë lënë një shënim gjigant në Bulevard, ku kanë shkruar “23 korrik”, datë në të cilën do të mbahet seanca e fundit plenare para pushimeve.
Kujtojmë se qytetarët u mblodhën edhe ditën e sotme para Parlamentit teksa zhvillohej një tjetër seancë plenare. Ata shprehën revoltën e tyre përmes thirrjeve “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”.
Një prej personazheve që u përball me revoltën e protestuesve ishte kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Teksa po hynte në këmbë brenda rrethimit të Kuvendit, Dule u bë objekt i thirrjeve të ashpra nga turma. Qytetarët nuk ngurruan t’i drejtoheshin me epitete fyese, duke thirrur në kor, “O hajdut me syze!”
Lexo edhe
AKTUALITET
Bushati: Smart City nuk është vetëm aferë korruptive, por një sistem për të përgjuar dhe shantazhuar çdo shqiptar

EMRAT/ Plagosja në Elbasan, policia: Autori qëlloi me armë tre persona, më pas hodhi në tokë pistoletën

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Mesazh me tritol për Julian Ballën? Shpërthim te shtëpia e vëllait në Shijak

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

“Parlamenti plot me analfabetë”/ I riu në protestë: Rama t’i shërbejë qytetarëve, jo oligarkëve dhe krimit

Brandi, heroi me katër putra i tërmetit të 26 nëntorit, përfundoi në ankand pas 9 vitesh shërbim në polici dhe e çuan në strehën e qenve ...





