FOTOLAJM/ Sherri mes fqinjëve në Tropojë, 60-vjeçari përfundon te Trauma në Tiranë

Një konflikt mes fqinjëve në Tropojë dyshohet se ka përfunduar me dhunimin e një 60-vjeçari, i cili është transportuar për mjekim në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasin Man Nezaj, i cili po merr trajtim mjekësor për dëmtimet e pësuara. Sipas familjarëve dhe personave pranë të dëmtuarit, përplasjet mes palëve kanë qenë të përsëritura, ndërsa 60-vjeçari ngre akuza se Policia e Tropojës nuk ka reaguar në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Ata shprehin shqetësimin se ngjarja mund të sjellë pasoja të mëtejshme, duke bërë thirrje për një hetim të plotë dhe reagim nga autoritetet.
Deri më tani, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me rastin.
Lexo edhe
AKTUALITET
Protesta hyn në ditën e 53-të, qytetarët rikthehen në shesh me të njëjtat kërkesa

Dy shoferë sherr me leva përballë Ministrisë së Brendshme, arrestohen nga policia

'Paketa e Maleve', skemë për pastrimin e parave të drogës'/ Eksperti: Territori po përdoret me lejen e Ramës

Zjarr në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

EMRI/ Sherr i dhunshëm mes fqinjëve në Tropojë, transportohet në spital 60-vjeçari

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut, shkon në dy numri i viktimave, ndëron jetë në spital egjiptiani

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i Saukut, dyshohet se viktima dhe i plagosuri janë egjiptianë, zbulohet identiteti i 28-vjeçarit

Avokati i Popullit në burgun e Ponjskës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën, Shabani: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedu...





