FOTOT/ Detaje nga vrasja e trefishtë në Podgoricë, ja dy vëllezërit shqiptarë që humbën jetën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricën, ku tre persona janë gjetur të pajetë në lagjen “Stari Aerodrom”.
Viktimat janë tre burra, mes tyre dy vëllezër shqiptarë nga Rozhaja, Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (27). Sipas policisë, krimi nuk lidhet me përplasje mes grupeve kriminale, por dyshohet se ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve personale midis viktimave dhe autorit të dyshuar.
Si i dyshuar kryesor është shpallur Vehid Muriqi, gjithashtu nga Rozhaja, i cili akuzohet se ka vrarë tre shokët e tij në një apartament me qira ku punonin së bashku në ndërtimtari.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është kryer me përdorimin e një mjeti të ftohtë. Pas krimit, i dyshuari besohet se është larguar drejt vendlindjes së tij, ku raportohet se ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij në banesën familjare.
Rasti u zbulua pasi familjarët raportuan incidentin në polici, çka çoi në ndërhyrjen e autoriteteve dhe zbulimin e vrasjes së trefishtë. Sipas medias vendase, policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se ka informacione të plota rreth identitetit të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Podgoricë dhe është duke e kërkuar intensivisht atë.
Në deklaratën zyrtare thuhet se Drejtoria e Policisë ka publikuar edhe fotot e të dyshuarit, Vehid Muri?, 25 vjeç, nga Ro?aja, i cili akuzohet si autor i kësaj ngjarjeje të rëndë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kthesë e papritur e motit, zonat malore të Kukësit mbulohen nga dëbora

Detaje të reja/ Si nisi herri mes të rinjve në Vlorë

"Luftë civile" midis shimpanzeve në Ugandë/ Përleshje vdekjeprurëse pas dekadash bashkëjetese harmonike

Lezha pa drita! Moti i keq dhe reshjet e shiut, përmbyten disa lagje

E bija humbi jetën tragjikisht, nëna e Myrtos kërkon drejtësi mes lotësh: Pse e hodhën tutje si plehra? Të ndëshkohen





