Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Frikë nga lufta? Dritan Agolli bën tender 715 mijë euro për të rregulluar bodrumin e Kryeministrisë

P
Piranjat 2 April 2026, 23:09 · 4 min lexim
Frikë nga lufta? Dritan Agolli bën tender 715 mijë euro për

Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka humbur totalisht funksionin e tij të themelimit, pasi në vend që të investojë në zonat rurale, po përqendrohet më shumë për luksin e zyrave të shtetit, duke hedhur miliona euro. Kreu i këtij fondi, Dritan Agolli, ka hapur një tjetër procedurë tenderuese për rikonstruksionin e Kryeministrisë, kësaj herë në katin nëntokë.

Ende pa u tharë boja e “Parkut Eden”, një strukturë druri e vendosur në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, e cila kushtoi plot 4.3 milionë euro, Agolli ka akorduar një shumë rreth 715 mijë euro për të rehabilituar bodrumin e Këshillit të Ministrave. Duket se mandati i katërt i mazhorancës aktuale, krahas luksit dhe të mirave që sjell pushteti, po përqendrohet edhe te siguria e anëtarëve të qeverisë.

A mos vallë tenderi i radhës është bërë nga “frika” e luftës në Lindjen e Mesme? Koha e shpalljes së tenderit përkon edhe me situatën “alert” të disa vendeve, mes tyre edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada e së cilës në Tiranë ka shpërdarë një njoftim se “Irani mund të sulmojë Shqipërinë”.

Frikë nga lufta? Dritan Agolli bën tender 715 mijë euro për

Redaksia e Vox News ka hulumtuar dokumente zyrtare, të shpallura nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në APP. Sipas tyre, është hapur një tender në kuadër të “investimeve për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë”. Por, nuk bën fjalë për ndonjë godinë në zonat rurale, por për godinën e Këshillit të Ministrave.

Objekti i tenderit është “rikonstruksioni i hapësirës teknike në bodrumin e Kryeministrisë”. Fondi limit i kësaj procedure është 71.205.446 lekë, ndërkohë që bën fjalë për punë ndërtimi, të cilat do të fillojnë shumë shpejt.

FSHZH deri më tani nuk ka dhënë shumë informacione se çfarë punimesh do të kryhen në atë godinë, ndërsa justifikohet se do të sistemojë depon e ujit, do të rregullojë dhe disa ambiente të tjera. Por, në kronikat e kohës së mëparshme, mediat kanë transmetuar se bodrumi i Kryeministrisë, apo i institucioneve të tjera të rëndësisë së veçantë, kanë ambiente strehimi në rast lufte. Madje, ato lidhen me tunele nëntokësore me njëra – tjetrën, tunele të cilat janë të gjata disa kilometra dhe kanë dalje në zona shumë larg godinës.

Nuk dihet nëse punimet do të prekin këto vendstrehime, por situata në Lindjen e Mesme dhe paralajmërimet e amerikanëve, mund të kenë sjellë mobilizimin e krerëve të shtetit të “ruajnë kokat e tyre”. Duket se, pas hapësirave të gjelbra, me shatërvane dhe ambiente çlodhëse në “Parkun Eden”, ka ardhur koha e sigurisë. Dhe kush më mirë se Dritan Agolli mund të ndërhynte në këtë situatë, pasi ai ka informacione të mjaftueshme për çdo skutë në atë godinë, duke qenë se montoi strukturën me dru dhe rikonstruktoi sisteme të tjera.

Por nëse për instalacionin me dru kryeministri deklaroi se qeveria s’kishte harxhuar asnjë qindarkë, po kësaj herë cili është justifikimi i radhës? Ashtu si herën e kaluar, dokumentet janë zyrtare, me shifrat përkatëse. Këto vetëm për godinën në bulevard, teksa qeveria ka shpenzuar edhe për rikonstruksionin e disa vilave qeveritare, në Tiranë, Dajt, Vlorë apo në Dhërmi. Kaq shumë para’ kanë shqiptarët e varfër sa qeveritarët të jetojnë në luks dhe të sigurt?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.