Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
AKTUALITET

Frikë nga shpopullimi apo epërsi për të treguar ‘muskujt’? Greqia jep deri në 10 mijë euro për ata që zhvendosen në zonat kufitare

P
Piranjat19 September 2026, 10:49 · 3 min lexim
Frikë nga shpopullimi apo epërsi për të treguar

Greqia po zgjeron një program financiar për të nxitur banorët të zhvendosen në zona të largëta kufitare, siç janë ato në kufi me Shqipërinë dhe rajone që po përballen me rënie të popullsisë. Aplikimet për programin e përmirësuar “Zhvendosje” pritet të hapen në muajin tetor, ndërsa qeveria synon të frenojë shpopullimin dhe të forcojë komunitetet në zonat më të izoluara të vendit.
Ministrja e Kohezionit Social dhe Familjes, Domna Michailidou, ka bërë të ditur se programi do të zgjerohet edhe në zona të reja, përfshirë ishullin Kastellorizo. Sipas saj, mbështetja financiare duhet të shoqërohet edhe me shërbime publike, infrastrukturë dhe kushte më të mira jetese për banorët.

Programi parashikon një mbështetje financiare deri në 10 mijë euro për qytetarët dhe familjet që vendosin të zhvendosen përgjithmonë në zonat e përcaktuara. Gjithashtu, 50% e shumës do të mund të merret paraprakisht, për të ndihmuar familjet me shpenzimet fillestare të zhvendosjes. Një tjetër ndryshim lidhet me kriteret e përfitimit. Nuk do të jetë më e detyrueshme që aplikanti të ketë një kontratë pune të siguruar paraprakisht, duke e bërë programin të aksesueshëm edhe për të vetëpunësuarit, punonjësit në distancë dhe të diplomuarit e rinj.

Programi, i nisur fillimisht në zona si Evrosi, është zgjeruar në gjashtë njësi rajonale: Kastoria, Serres, Follorina, Kilkisi, Pella dhe Drama. Në skemë janë përfshirë gjithashtu disa komuna malore dhe rurale në Janinë, me përjashtim të bashkisë kryesore të Janinës, si dhe Filati dhe Suli në Thesproti. Për ishuj të veçantë si Kastellorizo parashikohet një skemë tjetër mbështetjeje, me 5 mijë euro në vit, ndërsa jepen edhe 1 mijë euro shtesë për çdo fëmijë. Kjo mbështetje mund të përfitohet si nga punonjësit e sektorit publik, ashtu edhe nga ata të sektorit privat. Ministrja Michailidou ka theksuar se subvencionet financiare, të vetme, nuk janë të mjaftueshme për të ndalur shpopullimin. Sipas saj, programi duhet të shoqërohet me bashkëpunim me komunitetet lokale, krijimin e çerdheve dhe shkollave, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Qeveria greke synon që përmes kësaj skeme të tërheqë banorë të rinj dhe familje drejt zonave që po humbasin popullsinë, duke e kthyer mbështetjen financiare në një nxitje për rigjallërimin ekonomik dhe demografik të tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.