AKTUALITET

Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh xhaxhait në shtëpi 27 mln lekë e bizhuteri

Piranjat Përditësimi i fundit 27 August 2026, 17:31
Ftoi nipin në ditëlindjen e gruas, ai largohet nga festa dhe i vjedh

Një hetim i kryer në muajin Gusht 2026 nga oficerët e Komisariatit Nr.6 dhe prokuroria e Tiranës, ka zbuluar një skenar vjedhje të banesës së një kasapi në kryeqytet, ku autori kryesor i këtij krimi, doli të ishte nipi i tij, 26-vjeçari Leonardo Sinani.

Në total janë vjedhur 27 milion lekë të vjetra dhe disa bizhuteri si ora, byzylyk dhe varëse floriri me vlerë financiare prej gati 5 milion lekësh.

Ndërsa sot gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes Petrit Vukaj, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për 3 personat e arrestuar nga policia Leonardo Sinani, Mark Hila dhe Kleand Tomja. Njëherësh për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Antonio Budini nga Lezha.

Siç ka mësuar gazetari Elton Qyno, i dëmtuari Durim Sinani, me profesion “Kasap” mbrëmjen e 14 Gushtit 2026, kishte shkuar në ambjentet e një lokali në fshatin Ibë të Tiranës, për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së tij.

Mes shumë personave, familjarë dhe miq që kishte ftuar, Sinani në këtë mbrëmje kishte thirur dhe djalin e vëllait të tij, nipin Leonardo Sinani.

Por paralelisht me prezencën e tij në këtë festë familjare, Leonardo Sinani, ka organizuar dhe koordinuar së bashku me 3 persona të tjerë, një skenar kriminal me qëllim vjedhjen e shtëpisë së xhaxhait të tij, Durim Sinani.

Në këtë plan kriminal, Leonardo Sinani, ka futur dhe 3 shokët e tij Kleand Tomja, Mark Hila dhe Antonio Budinin, të cilëve ju ka dhënë të gjitha orientimet dhe lëvizjet që duhet të bënin teksa ai ishte në festët e xhaxhait të tij.

Durim Sinani ka treguar se gjatë orës që ai ka qënë në lokal dhe që po festonin, ka parë nga telefoni se kamerat e shtëpisë, nuk po punonin. Është shqetësuar pak, pasi nga një kamer kishte ngelur në telefon pamje filmike ku dukej një person jashtë portës së shtëpisë, por ka menduar se nuk kishte ndonjë gjë serioze.

Pasi kanë mbaruam darkën rreth orës 01:00 janë kthyer në shtëpi dhe ka konstuar se brenda në shtepi kishin hyrë hajdutë dhe kishin vjedhur paratë dhe bizhuteri. Në katet e dytë dhe të tretë kishte më shumë rrëmuje dhe dy dyert e brendshme ishin hapur me forcë dhe kishin prishur braven e derës.

Në të gjithë shtëpinë ka parë rrëmujë, sende në tokë të hedhura dhe sirtarë të nxjerra jashtë të kontrolluara, kuti bizhuterie bosh të hedhura në dysheme.

Më tej shton se ka shkuar tek dhoma në kuzhinën e katit të tretë ku kishte vendosur paratë e familjes dhe të biznesit, të cilat nuk i ka gjetur tek kutia që ndodhej sipër një tavoline.

“...gjithashtu dhe tek dy dhomat e gjumit, të tij dhe djalit kishin vjedhur bizhuteri, dhe rreth 2 milion lekë të djalit, në total më kishin vjedhur shumën 27 milion lekë dhe bizhuteri floriri në vlerën 5 milion lekë...”-ka treguar në polici Kasapi, Durim Sinani.

Më tej ai ka shpjeguar se shtëpinë e ka me kamera sigurie nga jashtë, por kur ka hyrë brenda, ka parë që personat që kishin hyrë në shtëpi, ia kishin vjedhur dhe DVR-në e kamerave.

Por ai në ambjentet e brendshme të banesës ka dhe dy kamera me kartë, njerën ne katin e dytë dhe tjetra në katin e tretë, ku nga këto kamera, pasi i ka hapur në telefon ka parë që në banesë kishin hyrë 3 veta me maska kapuç dhe me doreza në duar të cilët kishin kontrolluar gjithë shtëpinë dhe madje flisnin me njëri-tjetrin duke kontrolluar.

Sipas dëshmisë së Durim Sinanit, nga njerëz të tjerë të familjes ka mësuar se njëri nga nipët e tij, është larguar më herët nga festa dhe ky quhet, Leonard Sinani, djali i vëllait.

“...Leonardi, u largua që në orën 21:00 me sa mban mend i kanë thënë se nuk u kthye më. Nuk kam dyshime për ketë nip, por meqë më pyetët jo se kam dyshime për këtë nip, po ju tregoj dhe ndonjë detaj nga festa ku kjo largesa e nipit ishte parakohe...”-ka treguar Durim Sinani.

Në pyetje është marë dhe djali i Durimit, i cili ka deklaruar se në lidhje me vjedhjen e banesës së tij, ka parë sjellje të dyshimta tek djali i xhaxhait të tij, Leonard Sinani, i cili në momentin që ka qënë duke ikur tek lokali e ka pyetur: "...shtëpinë vetëm, e keni lënë? Ka njeri në shtepi...?".

Më tej deklaron, se kur kanë qënë duke ikur për tek lokali ku do festohej ditëlindja e mamasë së tij, ka qënë në makinë me Leonardin dhe gjatë gjithë rrugës pothuajsë nuk kanë folur fare, pasi ai merrej me mesazhe.

Më tej deklaron se kur ka qënë tek lokali, Leonardi merrej me telefon dhe dilte përjashta, ku në disa momente lëvizte edhe me makinë largohej në distancë dhe kthehej prap. Pastaj deklaron se në orën 22:45 Leonardi është larguar ftohtë nga lokali.

Pas largimit të tij nga lokali së bashku me 3 personat e tjerë Leonardo Sinani, kanë vjedhur shtëpinë e xhaxhait të tij./ Syri.net

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?