Fundjavë më e freskët, parashikimi i motit për ditët në vijim

Temperatura për javën e ardhshme pritet të pësojnë rënie.
Sinoptikani Elvi Jahaj, ka sqaruar se temperaturat do të ulen deri në 35 gradë, ndërsa masat ajrore do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme.
“Nga fundjava dhe fillimin e javës së ardhshme, pritet depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme, ndërsa moti do paraqitet i kthjellët.
Temperaturat do të lënë pas vlerat që përjetuam në fund të qershorit dhe, aktualisht, nga fundjava dhe fillimi i javës temperaturat do të jenë në rënie.
Duke nisur nga dita e enjte, temperaturat maksimale zbresin në 35–36 gradë. Vlerat e mëngjesit do të zbresin deri në 19 gradë.
Era për fundjavën dhe ditën e enjte do të jetë problematike, rreth 10 metra për sekondë. Nga dita e martë ajo do të jetë më e qetë”, u shpreh sinoptikani Elvi Jahaj.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

Denoncimi/ Pamje skandaloze nga Droboniku i Beratit! Banorët: Rruga po na shkatërron makinat çdo ditë

Zjarri përfshin një banesë në Lushnje, dëme të mëdha materiale/ Zjarrfikësit ndërhyjnë për të shuar flakët

SPAK kërkon sërish arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Mungesa e masës dëmton hetimin. Për ne deputeti s’duhet të ketë imunitet

Financial Times: Flamingot e Shqipërisë takohen me buldozerët e familjes Trump





