GJKKO jep “OK” për zbërthimin e celularëve të njerëzve të Ballukut, 80 pajisje dorëzohen për ekspertim!

Pas vendimit të Gjykatës së Posacme që i ndezi dritën jeshile SPAK për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor 2025 dhe janar 2026 në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, këto të fundit janë dorëzuar për ekspertim në labratorin e prokurorisë së Posaçme. Burime pranë këtij institucionit konfirmojnë se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër Ballukut, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro.
Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar, pasi kanë dyshime se ish zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar kontrollit, kanë komunikuar ndërmjet tyre për paracaktim e tenderave.
Gjykata pasi e shqyrtoi kërkesën lejoi ekspertimin e pajisjeve dhe sipas ligjit brenda 40 ditësh duhet të përfundojë i gjithë procesi. Avokatët e personave të dyshuar, sic janë Erald Elezi, ish administrator i KESH apo Gentian Gjyli ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar si dhe një grup biznesmenësh Ilir Shtufi i “Nova Construction”, Arbër Abazi i “Alco Impex”, kompania “2T”, “Senka SHPK” kanë mundësinë të kundërshtojnë gjyqësisht aktet.
Belinda Balluku, ndërkohë pret shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, ku kundërston masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Ndërsa, pritet t’i drejtohet kësaj gjykate me rekurs edhe për masën që mbeti në fuqi ndaj saj atë të pezullimit nga ushtrimi funksioneve. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka paracaktuar tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.
Lexo edhe
AKTUALITET
Situata problematike/ Alarm në Tepelenë: Plehrat arrijnë nënstacionin elektrik, në rrezik lumi Vjosa

Detajet/ S’u pëlqeu ngjyra dhe s'paguan, pse nisi përleshja në servisin e makinave në Korçë

Emrat/ Sherr në një servis makinash në Korçë, 4 të plagosur, mes tyre pronari

EMRI/ Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, arrestohet 26-vjeçari

PD denoncon Bordin e Transparencës, Lisandër Hoxha: Rriti çmimin e naftës kur po shiten stoqe të mëparshme. Abuzim ndaj qytetarëve!

E rëndë në Sarandë/ Greku dërgohet pa shenja jete në spital, personat që e shoqëronin u larguan me shpejtësi

Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Parashikimi i motit për sot, 28 mars 2026





