Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Furgonët pa licencë po zhvatin qytetarët: Çmimi i biletës dyfishohet papritur në Kurbin

P
Piranjat 9 April 2026, 14:16 · 2 min lexim
Furgonët pa licencë po zhvatin qytetarët: Çmimi i

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Kurbinit, ku sipas tij, çmimi i biletës për transportin me furgon është rritur në mënyrë të pajustifikuar brenda pak ditësh.

Sipas denoncimit, në segmentin nga Laçi deri në kryqëzimin e Zhejës, një distancë rreth 3 kilometra, tarifa është dyfishuar nga 500 lekë në 1000 lekë për pasagjer.

Qytetari ngre shqetësimin se kjo rritje nuk shoqërohet me asnjë arsye apo vendim zyrtar.

Ai e krahason këtë me linjën Laç–Tiranë, e cila për një distancë rreth 40 kilometra kushton rreth 3000 lekë, duke theksuar se çmimi për një segment kaq të shkurtër është i pajustifikueshëm dhe rëndon mbi qytetarët.

Sipas tij, situata është përkeqësuar gjatë javës së fundit, ku janë shtuar mjetet që operojnë pa licencë. Ai pretendon se disa prej drejtuesve të furgonëve ushtrojnë presion ndaj qytetarëve, duke i lënë në rrugë nëse nuk pranojnë të paguajnë tarifën e rritur.

Një tjetër shqetësim i ngritur është mungesa e biletave, çka sipas qytetarit lidhet me faktin se një pjesë e mjeteve operojnë në mënyrë të paligjshme.

Qytetari u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë për të verifikuar situatën dhe për të marrë masa ndaj abuzimeve, duke mbrojtur qytetarët nga çmimet e pajustifikuara dhe shërbimet jashtë standardeve.

"Dua te bej publike nje skandal qe ndodu ne zonen e kurbinit e paprecedent nga Laci deri ne kryqezim te Zhejes distance 3 klm shoferat e fugonava nga 500 lek e kane bere 1000 lek me qfare probaliteti apo preteksi eshte rrit bileta nderkohe qe Lac – Tirane eshte 40 klm dhe bileta eshte 3000 lek po rrjepin qytetaret ju lutem bejeni publike se shumica jane dhe pa licensa dhe u bejne presjon fukarenjeve duke i lene ne toke dhe me pague se sben 1000 nderkohe qe ka qene 500 lek bilete dhe taksigjite ne Tirane dhe Rinas nuk fitojne aq shume. Ka nja nje jave nuk ka me skandal dhe jane ba nja 10 fugona e sharona pa licensa. Dyfishi i biletes nuk i bjen le qe tre klm 1000 lek e tjetri per tr 40 klm 3000 nuk ndodh as ne bagladesh. Bileta ste japin se jane pa licensa shumica prej tyre", shkruan qytetari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.