Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Furgoni me punëtorë del nga rruga në Fushë-Dukat, një viktimë dhe pesë të plagosur në Vlorë

P
Piranjat26 July 2026, 08:54 · 1 min lexim
Furgoni me punëtorë del nga rruga në Fushë-Dukat, një

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin Dukat–Orikum, në zonën e Fushë-Dukatit, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:10, kur një furgon që transportonte punëtorë, të cilët dyshohet se po udhëtonin nga Tirana drejt bregdetit, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal anësor.

Përplasja rezultoi fatale për Ilir Hakën, 52 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje. Të plagosur mbetën Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë. Për shkak të dëmtimeve të mëdha që pësoi furgoni, ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e domosdoshme për nxjerrjen e të plagosurve, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes pjesëve të deformuara të mjetit.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.