Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Furnizonte të burgosurit me telefona dhe para, arrestohet infermieri shqiptar në Milano

P
Piranjat 1 April 2026, 12:05 · 2 min lexim
Furnizonte të burgosurit me telefona dhe para, arrestohet infermieri

Një infermier shqiptar është arrestuar në Milano, pasi akuzohet se furnizonte të burgosurit me telefona celularë dhe para brenda qelive.

Sipas mediave italiane, 32-vjeçari, i punësuar në burgun e Operas, u ndalua në flagrancë teksa paraqitej në punë në orët e para të mëngjesit. Ai ishte vënë prej kohësh nën vëzhgim nga autoritetet, për shkak të dyshimeve mbi aktivitetin e tij.

Hetimet zbuluan se një ditë më parë ai ishte takuar me një bashkëkombës 44-vjeçar në Milano, nga i cili kishte marrë një paketë për ta futur brenda burgut. Gjatë kontrollit, policia gjeti pesë telefona celularë, tre të zakonshëm dhe dy mikro, një karikues me adaptorë të ndryshëm, si dhe 1,700 euro cash.

Sipas akuzës, pajisjet dhe paratë ishin të destinuara për një të burgosur shqiptar, Shemsi Karaj, i cili po vuan dënimin për një seri vjedhjesh banesash në zonën e Bergamos dhe provinca të tjera të Lombardisë.

Infermieri dhe i burgosuri u arrestuan për bashkëpunim në këtë veprimtari të paligjshme, ndërsa 44-vjeçari që dyshohet se dorëzoi paketën po hetohet në gjendje të lirë. Ndaj infermierit rëndojnë edhe dyshime për korrupsion.

Autoritetet italiane dyshojnë se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një rrjeti më të gjerë kriminal që synon futjen e telefonave dhe lëndëve narkotike në burgje.

Sipas sindikatës së policisë, përdorimi i celularëve në burg është kthyer në një biznes fitimprurës, ku çmimet arrijnë deri në mijëra euro për një pajisje.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbuluar nëse pas këtij rasti fshihet një organizatë më e strukturuar kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.