Furtuna dhe reshje intensive nesër, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

Ditën e nesërme (e premte) vendi ynë pritet të përfshihet nga një mot shumë i paqëndrueshëm, me furtuna dhe rreshje intensive. Për këtë arsyeje Policia e Shtetit ka lëshuar një apel urgjent për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe qytetarët.
Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në parashikimet për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike, nga mesdita e datës 24 korrik deri në paraditen e 25 korrikut 2026, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si edhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, duhet të shmangin daljet në det.
Policia thekson se kushtet e pafavorshme në det mund të krijojnë rrezik serioz për jetën e personave në bord, ndaj drejtuesit e mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos ndërmarrin lundrime të panevojshme gjatë kësaj periudhe.
Njëkohësisht, autoritetet paralajmërojnë se moti i keq do të ndikojë edhe në qarkullimin rrugor. Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve ftohen të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, ndërsa këmbësorët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në rrugët e lagura nga reshjet.
Policia e Shtetit apelon për përgjegjshmëri dhe kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tjera të rënda dhe garantimin e sigurisë së jetës.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Taulant Balla, i ke bërë llogaritë gabim me popullin”/ Qytetari: SPAK ta marrë nën akuzë ose të vërtetojë se ne jemi terroristë...

Pas stuhisë, rikthehet plazhi në Vlorë, pushuesit rikthehen në Lungomare dhe bregdet

4 shqiptarë dhe miku i tyre britanik dënohen me 10 vite burg, kishin ngritur një strukturë të sofistikuar kriminale në shpërndarjen e dro...

Dita e 54-t e protestës kundër Ramës! Pankarta me ironi dhe mesazhe politike: Nga “matematika e Zenqinës” te thirrjet kundër klasës së vj...

EMRI/ Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda

Albert Malaj kundër shkrirjes së bashkisë së tij: Memaliaj është shtëpia e 53 fshatrave të krahinës së Toskërisë, qytetarët nuk janë pyet...

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë dhe më i motivuar se kur hyra

“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largimin e Edi Ramës





