
Një bashkim kompanish i kryesuar nga Fusha është shpallur fitues në kontratën e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të gjelbëruar Autostradën Tiranë-Durrës.
Fondi limit për këtë kontratë ishte paracaktuar 1.32 miliardë lekë ose 14 milionë euro. Por konsorciumi i përbërë nga Fusha, Udha dhe Taulant shpk janë shpallur fituese me ofertën prej 9.7 milionë eurosh ose 4.3 milionë euro më pak se vlera limit.
Sipas dokumentave të publikuar në APP, në garën për "Plotësimin e punimeve dhe përmirësimit estetik nga sheshi Shqiponja deri tek nënkalimi i Limuthit" u paraqitën 6 oferta.
Më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive IDK konstruksion dhe Elmazaj me 899 milionë lekë, por kjo ofertë u skualifikua për mosplotësim kriteresh.
Oferta e bashkimit të kryesuar nga Fusha ishte e dyta më e ulëta me 908.4 milionë lekë.
Para shtesë për Tiranë-Durrës
Kontrata në fjalë ka në objekt” “Plotësim i punimeve dhe përmirësimi estetik nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”. Sipas dokumenteve ndërhyrja për gjelbërimin e autostradës Tiranë–Durrës konsiston në realizimin e këtyre punimeve: Punime mbushje me dhe vegjetal; Mbjellje me bar; Mbjellje shkurresh dekorative; Mbjellje pemë dekorative; Impiant ujitje automatik për sipërfaqet e gjelbërimit.
“Sipërfaqja totale e parashikuar për zbatimin e projektit të gjelbërimit është rreth 65,000.00 m², që përfshin mbushje me dhe vegjetal. Trafikndarësja ka një gjatësi prej 7,050 ml dhe një gjerësi prej 1.8 m, ku parashikohet mbjellje me shkurre dekorative.
Pjesa anësore, nga barriera deri tek kanali kullues, në të dy drejtimet e rrugës Tiranë– Durrës, ka një gjatësi prej rreth 6000 ml dhe gjerësi që varion nga 1.2 m deri në 3.8 m, ku parashikohet mbjellje me pemë dhe shkurre dekorative. Hapësira të tjera për gjelbërim zënë një sipërfaqe prej rreth 31,000.00 m², ku parashikohet mbjellje me bar.
Parashikohet ndërtimi një impianti ujitje automatike për sipërfaqet e gjelbërimit, monitorim dhe kontroll në distancë përmes sistemit të automatizuar » thuhet në dokument.
Procedura e prokurimit parashikon edhe ndriçimin e nyjës së Laknasit që lidhet me Tiranë-Durrës si dhe disa specifikime të lidhura me ndriçimin në pjesë të ndryshme të rrugës dhe specifikime për mbikalime këmbësorësh./Kapitali.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
15 Korrik11:55
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Hetimet kërkojnë kapacitete të reja
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e ...
AKTUALITET
15 Korrik11:41
A do t’i drejtohet sërish Kuvendit për Ballukun? Braho: Do të ketë vendimmarrje në vijim të hetimeve
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga deputeti demokrat Ivi Kaso gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare nëse do t’i drejt...
AKTUALITET
15 Korrik11:18
Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho deklaroi se dosja do të bëhet transparente kur të përfundojn&eu...
AKTUALITET
15 Korrik11:05
The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri
“Revolucioni i flamingove” në Shqipëri ka fituar mbështetësen më të njohur deri më tani, pasi ylli i muzikë...
AKTUALITET
15 Korrik11:01
Kreu i SPAK raporton te “Nismat Qytetare”, Klodian Braho: Krimi Zgjedhor, fenomen shqetësues!
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë ...
AKTUALITET
15 Korrik10:54
“Demonstratat frymëzuese”/ Sheshet plot për largimin e Ramës, The Times: Dua Lipa mbështet protestat e shqiptarëve!
“Dua Lipa mbështet protestat e shqiptarëve kundër resortit të Ivanka Trump. Ylli i popit, prindërit e të cilit janë shq...
AKTUALITET
15 Korrik10:21
Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, Rozeta Dobi përfiton nga Amnistia Penale, lirohet nga qelia
Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash nga banesa e ish-zyrtares së lartë Alda Klosi, ësht...
AKTUALITET
15 Korrik10:14
Nis zbatimi i amnistisë penale, 71 të dënuar lënë qelitë në Drenovë dhe Pojskë
Ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur. Ligji, i cili u miratua më 18 qershor dhe u dekretua më...
AKTUALITET
15 Korrik09:50
U lirua sot pas Amnistisë Penale, Besmir Gjezari: Kam mbi dy vite që nuk kam takuar familjen! Më kanë kërcënuar dhe…
Besmir Gjezari është liruar këtë të mërkurë nga burgu, pas përfitimit nga Amnistia Penale. Menjëherë pas dal...