AKTUALITET

Futën Ziza Pajazitin në burg/ Polici merret i pandehur, punonjësi: Më urdhëroi shefi i policisë

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 9 September 2026, 14:43

Futën Ziza Pajazitin në burg/ Polici merret i pandehur,

Perent Lëngu, një punonjës me karrierë 18 vjeçare në burgun e Drenovës të Korçës, është marrë i pandehur nga prokuroria për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, lidhur me rastin e skandalit të hyrjes dy herë në takim të modeles Kosovare, Ziza Pajaziti.

Lëngu, rrezikon një dënim nga 1 deri në 7 vjet burgim, pasi hetimi ka zbuluar se ai në mënyrë të qëllimtë, ka falsifikuar dokumentin e takimit special në 13 qershor 2025 mes të dënuarit me burg përjetë Laert Haxhiu dhe Ziza Pajazitit.

Fakti që Perent Lënga, ka shënuar në dokument emrin e të dënuarit “Vladimir Kurti”, ndërkohë që takimin në realitet Ziza Pajaziti, e ka bërë me të dënuarin Laert Haxhiu, ka çuar në ngritjen e akuzës së “Falsifikimit të dokumenteve” për punonjësin e vjetër të burgut të Drenovës.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se lidhur me këtë skandal është marë i pandehur dhe ish-shefi i policisë së Burgut të Drenovës, Sokol Kaçolli, ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzën e “Deklarimit të remë para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Por për shkak se kjo vepër penale u amnistia nga Ligji për “Amnistinë”, ndjekja penale ndaj ish-zyrtarit të burgut të Drenovës, Sokol Kaçolli, është pushuar.

Ish-shefi i policisë së Burgut Drenovë, Kaçolli ka pasur dijeni të plotë mbi dy takimet e zhvilluara nga Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti, por është munduar të heqë përgjegjësinë e tij nga kjo situatë.

Sipas dosjes hetimore në datën 12 qershor 2025, modelja Kosovare Ziza Pajaziti, është paraqitur në ambjentet e burgut të Drenovës, ku ka kërkuar takim me të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiu.

Me vete Ziza Pajaziti, kishte sjellë një parfum, disa paketa me puro të holla, 5 puro të trasha dhe një presë.

Pasi janë kontrolluar nga gardianët e burgut, ata kanë vënë në dijeni shefin e Policisë, Sokol Kaçolli, i cili erdhi së bashku me shefin e Regjimit të Brendshëm, Arshim Olldashi.

“...ky i fundit provoi një nga purot dhe u tha policëve se ishin në rregull, duke na thënë të pyesnim drejtorin e burgut. Më pas u njoftua Drejtori, Fatjon Fasho, të cilit iu bënë me dije sendet në fjalë, dhe ai u përgjigj se, nëse ishin kontrolluar nga shefat dhe ishin në rregull, mund të lejoheshin të kalonin. Kështu vepruam...”-ka deklaruar njëri nga policët.

Ndërkohë Ziza Pajaziti ka vijuar me kontrollin në dhomën intime dhe pasi mori sendet që do ja çonte Laert HAxhiut, është future në regjim për takim.

Pajaziti, ka mbaruar takimin e datës 12 qershor me Laert Haxhiun dhe sërish në 13 qershor 2025, është paraqitur në ambientet e burgut të Drenovës, duke kërkuar takim me të dënuarin Vladimir Kurti, pasi sipas saj këtë të dënuar e kishte të afërm.

Ziza, nuk kishte sjellë asgjë për Vladimir Kurtin. Por ka hyrë në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, duke zhvilluar takim jo me Vladimirin por me Laert Haxhiun.

Lidhur me këtë skandal është marrë në pyetje dhe i dënuari Vladimir Kurti, i cili ka pohuar se:

“...modelen kosovare Ziza Pajaziti, nuk e njoh dhe nuk kam realizuar asnjë takim me këtë shtetase. Gjithashtu, nuk kam kërkuar takim me të. Deklaroj se kam rreth katër muaj që nuk zhvilloj takime familjare...".

Ndërkohë nga këqyrja e librave të shërbimit rezulton se, në datën 13 qershor 2025, Ziza Pajaziti është regjistruar për të takuar të dënuarin Vladimir Kurti, por në të vërtetë ka realizuar takim me të dënuarin Laert Haxhiu në një ambient pa kamera sigurie.

Punonjësi i Policisë së Burgjeve, Perent Lëngu, ka pasqyruar në librin e takimeve të dhëna të rreme, sikur i dënuari Vladimir Kurti ka zhvilluar takim me Ziza Pajazitin. Gjithashtu, Perent Lëngu deklaron se urdhrin për lejimin e këtij takimi e ka marrë nga shefi i Policisë së burgut, Sokol Kaçolli.

Nga këqyrja e librave të shërbimit të IEVP Korçë rezulton se të dhënat e pasqyruara për takimin e datës 13 qershor 2025 nuk përputhen me pamjet filmike që monitorojnë këto ambiente.

Nisur nga deklarimi i shefit të Policisë, Sokol Kaçolli, i cili deklaron se nuk ka dijeni për takimin e datës 13 qershor 2025, ndërmjet të dënuarit Laert Haxhiu dhe Ziza Pajaziti, si dhe se gjatë orarit kur ky i dënuar ka zhvilluar takimin nuk ka marrë asnjë njoftim nga përgjegjësi i takimeve, Perent Lëngu, dhe se në atë orar ka qenë në zyrën e tij.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se, në datat 12 qershor 2025 dhe 13 qershor 2025, është zhvilluar takim ndërmjet Zize Pajaziti dhe të dënuarit Laert Haxhiu në një ambient që nuk monitorohet nga kamerat e sigurisë.

Gjithashtu, në datën 13 qershor 2025, pas përfundimit të takimit ndërmjet Zize Pajaziti dhe të dënuarit Laert Haxhiu, rreth orës 15:04, në hyrje të ambienteve të takimeve, nga pamjet filmike konstatohet prania e shefit të Policisë, Sokol Kaçolli, i cili përshëndetet me të dënuarin Laert Haxhiu dhe shtetasen Zize Pajaziti dhe më pas largohet nga Regjimi i Brendshëm.

Nisur nga deklarimi i drejtorit të institucionit, Fatjon Fasho, rezulton se ai ka mësuar se ky takim është lejuar nga shefi i Policisë, Sokol Kaçolli, pasi në datën 13 qershor 2025, ky i fundit ka takuar të dënuarin Laert Haxhiu, para zhvillimit të takimit dhe më pas ka shkuar tek përgjegjësi i takimeve, Perent Lëngu, së bashku me përgjegjësin e grupit të sigurisë, Kosta Xite.

Fatjon Fasho, ka pohuar se në cilësinë e drejtorit të institucionit, ka thirrur të gjithë zinxhirin e punonjësve për analizë, por vetëm shefi i Policisë, Sokol Kaçolli, nuk është paraqitur, duke shmangur pjesëmarrjen.

Nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve të personelit në kolonën, Godina A, Sektori 1, ku është i akomoduar i dënuari Laert Haxhiu, rezulton se shefi i Policisë, Sokol Kaçolli, ka hyrë në datën 13 qershor 2025 në orën 10:45 dhe ka dalë në orën 10:55.

Nga informacioni i ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbi inspektimin e kryer në IEVP Korçë, rezulton se janë konstatuar shkelje të rënda të elementeve të sigurisë në këtë institucion, duke lejuar që i dënuari Laert Haxhiu, i cili ndiqet me plan masash të veçanta për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore që paraqet, të zhvillojë takim me shtetasen Zize Pajaziti në ambiente të pamonitoruara nga kamerat e sigurisë, duke krijuar dyshimin e arsyeshëm se mund të jetë zhvilluar një takim special, pra marrëdhënie seksuale./SyriTv

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?