Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

Gara për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zbardhen emrat e 7 kandidatëve

P
Piranjat24 March 2026, 16:01 · 1 min lexim
Gara për pozicionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi,

Shtatë persona kanë aplikuar deri në mesditë për t’u bërë Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pasi Kuvendi rihapi garën disa javë më parë pas dështimit të saj në tentativën e parë.Aplikimet e para vijnë në radhët e juristëve ku dokumentacionin në Kuvend e ka dorëzuar ish-kreu i KLP Alfred Balla, Brunila Menella që aktualisht punon në këtë institucion si Këshilltare e Komisionerit në Departamentin e Punëve të Jashtme.

Për postin e komisionerit kanë aplikuar edhe Roeta Ivanova ish-punonjëse në trupën e Vettingut, Genta Tafaj Bundo ish-komisionere e Vetingut, Ermonela Xhafa dhe Sonila Hysi të dyja ish-drejtuese e Agjencisë Kombëtare për Diasporën dhe Brikena Luti.

Lista pritet të plotësohet gjatë orëve të mbetura të së martës kur edhe përfundon afati i aplikimit. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi drejtohet aktualisht nga Robert Gajda, mandati i të cilit ka përfunduar ligjërisht 3 vite më parë.

Emrat e 7 kandidatëve që kanë aplikuar:

Alfred Balla
Brunila Menella
Brikena Luti
Ermonela Xhafa
Genta Tafaj Bundo
Roeta Ivanova
Sonila Hysi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.