Gazetari: 4 kandidatë për kryepolicin probleme me pastërtinë e figurës, me vijë të kuqe nga SPAK

Gazetari Igli Çelmeta deklaron se të paktën 4 nga kandidatët në garë për drejtor të Policisë së Shtetit kanë probleme me pastërtinë e figurës, një ndër kriteret kryesore për përzgjedhjen në këtë post të rëndësishëm.
Çelmeta bëri me dije se Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet përkatëse për kandidatët, duke kërkuar informacion nga organet ligjzbatuese, përfshirë SHISH-in dhe SPAK-in, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Gazetari, duke cituar burime konfidenciale, tha se disa prej aplikantëve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme në këtë aspekt dhe për pasojë nuk pritet të zgjidhen në krye të institucionit.
Më tej, ai theksoi se pas emërimit të drejtorit të ri, pritet edhe një valë e re “spastrimi” në radhët e "uniformave blu".
“Një ndër kriteret kryesore është që Ministria e Brendshme ka kryer verifikimet e figurës së kandidatëve, duke kërkuar informacione ne organet ligjzbatuese, duke përfshirë SHISH-in dhe SPAK-un, por edhe partnerët ndërkombëtarë.
Burime konfidenciale më bëjnë me dije se disa kandidatë që aplikojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit kanë rezultuar me probleme me pastërtinë e figurës, dhe nuk do zgjidhen në krye të policisë së vendit. Përveç këtyre kandidatëve, pritet që pas zgjedhjes së drejtorit të ri të Policisë, të kemi një spastrim të ri në Policinë e Shtetit, ku do të kemi një bashkëpunim të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut, për pastrimin e Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve që kam nga lista me 14 kandidatë, të paktën 4 prej tyre rezultojnë me probleme me pastërtinë e figures”, u shpreh gazetari.
Lexo edhe
AKTUALITET
Nga sherri për patatet te vrasja, zbardhet dëshmia e djalit të çiftit në Roskovec: Si i zbulova prindërit të vdekur

Serbia ‘hakmerret’ pas misrit të kontaminuar, bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria

Kush do ta marrë drejtimin e Policisë së Shtetit? Përfundon intervistimi i 14 kandidatëve. U ndoq nga VanHorn

Emri/ Emërohet drejtori i ri i OSHEE-së

Emri/ Akuzohet për sulm, kush është shqiptari që përballet me burg në Britani

"Jemi të çuditur"/ Krimi në Roskovec, banorët: S’ka ndodhur më parë ngjarje e tillë në fshat

Thriller në Itali/ Shqiptari përfshihet në aksident, kërcënon me pistoletë policët dhe bën për spital 2 mjekët

Banorët e Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit: Policia po mbron një falsifikator letrash, Prokuroria Shkodër ‘fle gjumë’ mbi dosje...





