Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë!

Momente tensioni janë regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shtyrë me duar dhe ofenduar gazetarin e News 24.
Prania e një shqiptari të diasporës i cili po filmonte me telefon dhe ka regjistruar të gjithë situatën, duket se ka irrituar deputetin socialist.
“Mllefin” e tij Braçe e ka “shfryrë” ndaj gazetarit, pavarësisht se ky i fundit dëgjohet t’i thotë se nuk ka lidhje me personin që po filmon.
Në pamjet e publikuara dëgjohet se Braçe i drejtohet personit që po filmon me tone të ashpra, duke përdorur edhe fjalë fyese si “fundërrinë” dhe “drogaxhi”, ndërsa e akuzon atë për lidhje me kultivimin e lëndëve narkotike në Angli.
“Ec tani, po të them, ik tani bashkë me atë fundërrinë aty. Ik bashkë me atë. Ke ndenjur që dje bashkë me atë fundërrinën, plehrë. Mbylle gojën ti trafikant, qelbësirë, plehrë, drogaxhi, b***q***”, dëgjohet t’i thotë Braçe.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dyshohet se përfitoi rreth 700 mijë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

Bilanc i Policisë së Shtetit: 29 të arrestuar e proceduar për zjarrvënie brenda 45 ditëve

‘Zgjedhje dinake’/ Nëna e Aurora Tilës flet pasi ish i dashuri i vajzës pranoi vrasjen: E bëri për të ulur dënimin

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

Gjyqi për atentatin ndaj Arjan Ndojës, SPAK do të dëgjojë dëshminë e Halit Valterit

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj





