Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

P
Piranjat27 July 2026, 22:11 · 2 min lexim
Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët

Gazetari Osman Stafa ka komentuar protestën e zhvilluar sot para Parlamentit, duke ngritur shqetësime për mënyrën e reagimit të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që ishin mbledhur në tubim. I ftuar në Euronews Albania, Stafa tha se reagimi i forcave të rendit ishte joproporcional në raport me mjetet që kishin protestuesit, të cilët sipas tij kishin kryesisht vezë dhe domate.

Sipas gazetarit, masat e marra nga Policia ishin shumë më të mëdha krahasuar me protestat e mëparshme, ndërsa theksoi se në terren ishin angazhuar efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Shqiponjave, të pajisur me mjete mbrojtëse.

“Protestuesit lajmëruan një protestë ditën e sotme në orën 08:30. Ndryshe nga protesta e kaluar, pati një masivitet të jashtëzakonshëm të Policisë së Shtetit përballë protestuesve të armatosur me vezë dhe domate”, tha Stafa.

Ai u shpreh se në disa raste krijohet përshtypja se policia vendoset në një situatë përballjeje të panevojshme me qytetarët.

“Disa herë më duket sikur vetë pushteti kërkon që Policinë e Shtetit ta çojë mish për top tek protestuesit”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, në një shoqëri demokratike pushteti ka në dispozicion mjetet e ndërhyrjes, ndërsa qytetarët në protestë shprehin pakënaqësitë e tyre përmes formave të reagimit qytetar.

“Policia ka gazin, ka ujin, ka shkopin e gomës, ka çdo gjë që i përket. Nga ana tjetër ke protestues që kanë vezë dhe domate. Por në momentin që ti përdor gaz apo ujë me kimikate, ai do të reagojë, sepse është një reagim njerëzor”, tha Stafa.

Ai shtoi se qytetarët që dalin në protesta mund të kenë shqetësime të ndryshme, nga shëndetësia dhe arsimi te korrupsioni, dhe se reagimi i institucioneve duhet të jetë i matur.

“Policia nuk mund të reagojë sikur janë dy ekipe përballë njëra-tjetrës, ku njëri thotë një fjalë dhe tjetri kundërpërgjigjet. Roli i saj është të menaxhojë situatën dhe të garantojë rendin”, përfundoi gazetari.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.