Gazetari Muka lexon komunikatën e grupit koordinues të protestës: Nuk dorëzohemi, agresionit i përgjigjemi me rezistencë

TIRANË- Gazetari, Klevin Muka ka lexuar një deklaratë në emër të protestuesve, ku theksoi se një grup protestuesish, teksa po priste në një lokal pranë Parlamentit nisjen e protestës u përball me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të shoqëruar, sipas tij, nga persona të tjerë. Muka u shpreh se më pas pati përplasje, duke bërë me dije se një protestues mbeti i lënduar dhe pësoi thyerje të hundës. Në deklaratën e tij, Muka akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të njollosë një protestë që ai e cilësoi si shembullore.
"Siç kemi njoftuar ditën e djeshme njoftuam se do ishim para parlamentit dhe për tju thënë deputetëve se nuk përfaqësoni askënd dhe se çdo seancë duhet të pezullohet pasi populli është në rrugë. Njoftuam qytetarët të pajisen me vezë dhe miell pasi deputetë nuk përfaqësojnë votuesit por krimin dhe kryetarin e partisë. Një grup prej nesh po pritës orën 10 në një kafene. Aty u shfaq papritur ish ministri drejtësisë i akuzuar për blerje votash në Dibër në dosjen184, Ulsi Mmanja së bashku me banditët, protestuesit u dhunuar nga Policia private e Ulsi Manjës njërit prej protestuesve iu thye hunda. Që në këtë moment policia kriminale ishte bërë gati për dhunë. Protesta vijoi normalisht me qytetarë të revoltuar.
Të ulur pranë parlamenti u dhunuan nga policia në mënyrë të menjëhershme dhe jo proporcionale. Policia ndërhyri me dhunë. Me shkopinj gome, spraj. Gaz. Arrestoi shumë qytetarë. Kryeministrit Rama dhe shtetit të tij kriminal iu është sosur durimi. Po tenton që kjo protestë që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment do i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi dhe do jemi këtu derisa ti të largohesh. Nëse argumenti është dhuna argumenti jonë është rezistenca dhe qëndresa. Nuk do dorëzohemi dhe nuk do bëhemi si ju. Ne do vazhdojmë protestën këtej e tutje në mënyrë paqësore si çdo ditë derisa të fitojmë," u shpreh gazetari, Klevin Muka.
View this post on Instagram
Lexo edhe
AKTUALITET
‘Babait tim i vdiq pacienti se nuk kishte oksigjen’/ Everesti, i riu që u bë imazhi simbol i rezistencës

Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, makina me çiftin dhe fëmijët del nga rruga dhe përfundon në kanal

EMRAT/ Arratisja e një prej autorëve të masakrës së Velipojës, pranga katër inspektorëve të policisë

Tentoi të kalonte kufirin me një grua të fshehur në valixhe, arrestohet në Muriqan francezi

Dhunoi qytetarët në protestë, zbulohet identiteti i truprojës së Ulsi Manjës

Fshehu tajlandezen në valixhe për ta nxjerrë nga kufiri shqiptar, arrestohet francezi në Muriqan

U shoqëruan gjatë tensioneve në protestë, shkon në 8 numri i të arrestuarve!

Nga projekti fantazmë i inicineratorit të Tiranës u zhdukën 99 milionë euro





