AKTUALITET

Gazetari Tomorri: Balluku ka marrë peng Aeroportin e Vlorës, Shqipëria rrezikon 700 milionë euro në arbitrazh

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Shtator 2026, 22:54
Gazetari Tomorri: Balluku ka marrë peng Aeroportin e Vlorës,

Aeroporti i Vlorës u prezantua si një projekt strategjik, si një premtim për zhvillim, turizëm dhe investime.

Por sot, historia e tij ka edhe një tjetër fjalë në mes: arbitrazh. Dhe pyetja nuk është vetëm kush ka të drejtë në konfliktin mes palëve por kur u firmos kontrata, kush mendoi për rrezikun që mund t’i mbetej shtetit?

Gazetari Klodian Tomorri tregoi në “Top Story” detaje nga përplasja që po ndodh për këtë aeroport. Sipas tij, aeroporti është marrë peng ish-zëvendëskryemistrja Belinda Balluku dhe Shqipëria mund të humbasë gjyqin në arbitrazh.

“Bëhet fjalë për kuotat. Pacolli pretendon se ka 98% të kuotave, kompania që ka më pak aksione e Ademit, thotë që ka tre kontrata. Pacolli e mohon kontratën, se thotë që ia kanë marrë firmën me mashtrim dhe ky ishte thelbi i gjithë përplasjes. Ndërhyrja e qeverisë ka hapur arbitrazhin.

Meqë qeveria ka ofruar zgjidhjen e koncesionit, hyrja në fuqi kërkonte 30 ditë pune kohë, diku te 17 shtatori. Të dyja kompanitë iu drejtuan Arbitrazhit, për të vendosur masë sigurimi mbi vendimin e qeverisë. Arbitrazhi i ka thënë qeverisë që nuk e merr dot aeroportin në këtë pikë. Po të shohësh vendimin paraprak të arbitrazhit, duket se Qeveria po çedon te ndjekja me përpikmëri e procedurave, që nesër qytetarët të mos përballen me një përvojë të hidhur si ajo me Beketin, ku shqiptarët paguan 130 mil. që ka qenë 3 vjet më parë e vazhdon të rritet se ka interesa, në këtë rast shteti është shumë më lart se aq, se në finale fare zoti Beketi nuk kishte ndonjë investim në Shqipëri, por këtu kemi 90 milion euro investim dhe 1 kontratë koncesioni 35 vite të gjatë, është 720 milion plani i biznesit për 35 vite. Mund të kërkohet potencialisht deri në 700 milion.

Qeveria duhet të jetë strikte me procedurat. Kontratë ka disa parashikime që duhet të çosh 1 herë njoftimin, duhet të tentosh pajtim. Pala shqiptare është Ministria e Infrastrukturës.

Përfaqësuesi i shtetit thotë që ne do e marrim, këta mund të kërkojnë kompensim. Pra, një sjellje.

Qeveria shqiptare mban qëndrimin që këta 2 aksionerët nuk e bëjnë dot më aeroportin, se konflikti që kanë me njëri-tjetrin është shumë i thellë dhe nuk ka gjasa që këta ta çojnë në fund aeroportin, po mbajnë peng një investim strategjik.

Si i zgjidhi Qeveria këta? Në tavolinë, e ka thënë Begjet Pacolli. Qeveria thotë që ata që zgjodha unë nuk e bëjnë dot tani. Pacolli ka thënë që më thanë një herë që merr 60% e pastaj 40%. Zonja Balluku. Aeroporti është marrë peng, Edi Rama e ka përuruar në 2025, ndërkohë që jemi në këtë situatë”, tha gazetari.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues