Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Detaje të reja nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plaka

P
Piranjat24 July 2026, 21:52 · 3 min lexim
Detaje të reja nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta

Gazetarja Laureta Roshi ka sjellë detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku bilanci u rëndua në tre viktima. Ajo bëri të ditur se ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun pritet të zhvillohet të nesërmen në orën 10:00, ndërsa për autorin e ngjarjes ende nuk ishte përcaktuar orari i ceremonisë mortore.

Gazetarja Laureta Roshi tha se kishte kontaktuar me prindërit e autorit, të cilët, sipas saj, ishin në gjendje të rënduar emocionale dhe kishin mësuar për ngjarjen vetëm pasi policia kishte mbërritur në banesën e tyre rreth orës 07:50 të mëngjesit.

“Kam shkuar në shtëpinë e autorit dhe kam kontaktuar prindërit e tij, dy të moshuar të cilët ndiheshin të tronditur. Ata thanë se ngjarjen e rëndë e kishin mësuar vetëm kur policia kishte shkuar në banesë. Babai është pacient kardiologjik, ndërsa të dy treguan se djali i tyre nuk kishte konsumuar ushqim prej dy ditësh dhe kishte dalë herët në mëngjes,” u shpreh Roshi.

Sipas saj, prindërit deklaruan se Refit Buzi ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte shkelur një urdhër mbrojtjeje. Ata shtuan gjithashtu se djali i tyre kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e një shume parash nga ish-partnerja.

Gazetarja bëri me dije se, pas daljes së Rozalinda Plakut nga situata e pengmarrjes, ajo u transportua fillimisht në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas në Drejtorinë e Policisë për të dhënë dëshminë e saj. Roshi tha se operacioni i forcave RENEA për negociimin me autorin zgjati për disa orë, por përfundoi pa sukses, pasi 35-vjeçari qëlloi veten me armë zjarri. Në fund të lidhjes live për euronews, gazetarja ngriti disa pikëpyetje mbi mënyrën se si trajtohen rastet e konflikteve familjare dhe urdhrave të mbrojtjes.

“Ka ardhur momenti që në raste të tilla të ketë edhe një psikolog vlerësues në momentin kur lëshohet urdhri i mbrojtjes. Ndoshta, nëse do të ishte ndërhyrë më herët, kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Sjelljet kriminale nuk shfaqen papritur, ato zakonisht nxiten nga një sërë rrethanash,” u shpreh gazetarja.

Kujtojmë që këtë të premte, 35-vjeçari Refit Buzi shkoi në banesën e ish-partneres së tij, Rozalinda Plaku, dhe hapi zjarr me armë gjahu ndaj prindërve të saj. Si pasojë e sulmit, Kosta Plaku, 58 vjeç, humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaku, ndërroi jetë në spital në mbrëmje si pasojë e plagëve të marra. Më pas, autori i dyshuar i ngjarjes vrau veten brenda automjetit të tij, pas disa orësh rrethimi dhe negociatash nga forcat RENEA për ta bindur të dorëzohej.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.