Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Gazetarja zbulon detaje nga dosja e Hysenit: Dyshohet për komunikime me Agasin kur ishte në kërkim

P
Piranjat22 September 2026, 22:10 · 3 min lexim
Gazetarja zbulon detaje nga dosja e Hysenit: Dyshohet për komunikime me

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja lidhur me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë një interviste në emisionin “Top Story”.

Hoxha u ndal te udhëtimi i Hysenit drejt Kosovës dhe mënyra se si ajo është dorëzuar te autoritetet, duke theksuar se vetëdeklarimi i saj pritet të hedhë dritë mbi lëvizjet e saj dhe rrethanat e kthimit.

Sipas gazetares, në kuadër të hetimeve janë ngritur dyshime edhe mbi komunikimet që Hyseni mund të ketë pasur me persona të tjerë të përfshirë në dosje. Ajo tha se pas arrestimit të Ergys Agasit dhe sekuestrimit të telefonit të tij, dyshohet se janë gjetur komunikime me Hysenin dhe Emrbo Sulejmanin gjatë periudhës kur Agasi ishte në kërkim.

Hoxha tha se ndaj Hysenit dyshohet për dy vepra penale, ndërsa hetimi mund të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë, në varësi të provave dixhitale dhe komunikimeve që mund të jenë administruar nga SPAK.

“Me administrimin e disa provave të tjera, prova dixhitale, ose bisedat në telefona në muajin gusht gjatë arrestimit të Ergys Agasit, gjasat do të jenë që të jenë persona të tjerë që do të jenë në vështirësi përpara gjykatës”, u shpreh gazetarja.

Një tjetër emër i përmendur prej saj është Emrbo Sulejmani. Sipas Hoxhës, ai dyshohet se ka ndihmuar Agasin gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim, duke i siguruar ushqime dhe ndihma të tjera.

Gazetarja foli gjithashtu për dyshime që lidhen me shefin e laboratorit shkencor të Policisë, Fatjon Kalluçi. Sipas saj, ekziston dyshimi se të dhëna sekrete të administruara gjatë një ekspertimi, të cilat pritej t’i kalonin SPAK-ut, mund t’i jenë përcjellë Agasit.

Hoxha përmendi edhe një informacion që, sipas saj, është pjesë e materialeve të klasifikuara të hetimit dhe lidhet me vendin ku dyshohet se Agasi është fshehur gjatë kohës që ishte në kërkim. Ajo tha se për këtë çështje ekziston një vendim gjyqësor që ndalon publikimin e të dhënave.

Sipas gazetares, hetimi ndaj Hysenit është pjesë e një procedimi më të gjerë që lidhet me dosjen e AKSHI-t dhe hetimet e nisura gjatë vitit 2025.

Sa i përket ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ervin Prodës, Hoxha tha se aktualisht nuk ka një status të përcaktuar në kuadër të kësaj dosjeje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.