“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

Ish-mister Shqipëria për vitin 2012, Geraldo Biba, u arrestua nga policia e Vlorës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”, pasi ishte protagonisti kryesor i dhunës së ushtruar ndaj qytetarit me inicialet E.S.
Ndërkohë që ditën e sotme ai dhe dy anëtarët e tjerë të policisë private “Major Security” që u arrestuan, shtetasit Artur Grami dhe Gazmend Vathi, pritet të dalin para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Geraldo Biba, nuk është një punojës i thjeshtë tek kompania e sigurisë “Major” që vepron në qytetin e Durrësit.
Ai duket se është pronari në hije i kësaj kompanie, pavarësisht se në letra del një 58-vjeçare nga Durrësi me emrin, Shpresa Myzyri, pa asnjë eksperiencë dhe njohuri për situatën e rendit, menaxhimin e situatave me turma apo zgjidhjen e problematikave sipas standarteve dhe rregulloreve.
Në Durrës shumë e dinë që pronari në hije i kësaj kompanie është pikërisht, Geraldo Biba, i cili lidh kontratat e sigurisë me bizneset dhe emrat e ndryshëm të personazheve të show-bizzit në Shqipëri.
Një amator në këtë fushë, i cili nga garantimi i sigurisë së klubeve të natës në Tiranë dhe Durrës si dhe disa këngëtarëve të njohur në Shqipëri, “Stresi-Noizy”, hyri në një kontratë ekonomikisht të majme për garantimin e sigurisë tek shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development”.
Nga dokumentat e shqyrtuara nga gazetari Qyno, rezulton se kompania “MAJOR” është themeluar në muajin Nëntor 2016 në qytetin e Durrësit, ku pronare e saj, që prej asaj kohe ishte 58-vjeçaria Shpresa Myzyri. Ndërsa drejtues teknik rezulton të jetë Filip Llaka.
Foto: Akti i themelimit te “Major Security”
Rezulton se nga nëntori 2016 dhe deri në nëntor 2021, Geraldo Biba, ka shërbyer si administrator i kësaj kompanie të policimit privat.
Por pavarësisht se ai është larguar me letra nga administrimi i kësaj kompanie, sërish ai ka vijuar me pjesën e administrimit, sigurimin e klientëve të rinj dhe paracaktimit të kushteve të kontratës së shërbimit.
Shoqëria e policimit privat, nuk ka qënë ndonjëherë e dëgjuar, megjithëse dhjetëra truproje të saj, janë parë të shoqërojnë personazhe të njohur publikë.
Tashmë shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” mësohet se ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme kontratën me “Major Security”, duke kërkuar njëherësh dhe ndjesë publike për pamjet e rënda që u transmetuan në rrjetet sociale.
Sipas saj, kompania e sigurisë nuk ka pasur në asnjë moment instruksione për të vepruar në kundërshtim me ligjin apo në cenim të të drejtave të qytetarëve.
“Ndërhyrja ndaj një qytetari që ishte në të drejtën e tij të plotë për të protestuar jashtë kufirit të pronës dhe tërheqja e tij brenda saj për të ushtruar forcë nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe e dënueshme penalisht”, thuhet në reagimin e kompanisë.
“Zvërnec South Adriatic Development” ka kërkuar ndjesë për incidentin dhe u ka bërë thirrje organeve kompetente të zhvillojnë një hetim të plotë dhe të paanshëm, duke ndëshkuar sipas ligjit personat përgjegjës. Kompania deklaron se do të jetë në dispozicion të autoriteteve dhe palëve të interesuara me transparencë të plotë./Syri.net
Dy thirrje për protesta publike janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale. Protesta për Zvërnecin është ...
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritjen e të ardhurave buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshë...
Për zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja, udhëzuesi i ri i Ministrisë së...
Taulant Koplikaj, autori i emisionit investigativ “Piranjat” zbulon detaje lidhur me intervistën ekskluzive për emisionin “Piranja...
Një studim i fundit mbi fenomenin “Ishuj urbanë të nxehtësisë” paralajmëron se modeli aktual i ndërtimeve n&eum...
Një agjendë e dyshimtë dhe e rrezikshme duket se po synon të eksperimentojë me të rinjtë në vend, duke ngjallur reagim...
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gerald Bibën, i cili akuzohet për dhunimin e nj&e...
Një banor i Fushë-Krujës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, rastin e peshkimit me dinamit në lumin e Gjolës. Ai sh...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë ...
Gjatë natës është hapur me forcë shkolla 9-vjeçare “Selam Musai” në fshatin Babicë e Madhe. Sipas inform...