Githçka e shkrumbuar nga pallati që u dogj në Tiranë, pamjet pas zjarrit

Githçka e shkrumbuar, Piranjat sigurojnë pamjet nga pallati që u dogj ditën e djeshme në Tiranë!
Ndërkaq pamjet e siguruara dhe publikuara më herët nga "Piranjat" hodhën dritë me heret mbi momentin kur nisi zjarri masiv që përfshiu pasditen e sotme kompleksin “Arlis” pranë Farmacisë 10, afër QSUT-së.
Në video dallohej qartë momenti kur një person afrohet pranë kartonave të vendosur jashtë ambientit të “Big Market” dhe më pas nga aty shpërthejnë flakët.

Menjëherë pas ndezjes së kartonave, flakët janë përhapur me një shpejtësi alarmante drejt fasadës së pallatit, duke u ngjitur vertikalisht në pak minuta dhe duke përfshirë disa kate të godinës.
Pamjet dramatike tregojnë se fasada është kthyer në një lloj “fitili”, ku zjarri ka gjetur terren për t’u përhapur me shpejtësi të frikshme. Kjo ka rikthyer edhe një herë në vëmendje dyshimet serioze mbi cilësinë e materialeve të përdorura në veshjen e jashtme të kompleksit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Rikthehen reshjet e shiut në disa zona, ja parashikimi i motit për sot

VIDEO/ Aksident në Tiranë, automjeti përplas këmbësorin

Zjarri në Tiranë pasqyrohet edhe në mediat botërore. Ja çfarë shkruan Reuters

“Fitimi mujor mbi 30 mln euro”, Lala “zbërthen” aksionin ndaj Call Center-ave: E njëjta skemë si grupi i Amant Josifit

“Preferojnë punonjës nga Durrësi dhe Tirana!”- Eksperti i IT: Ja pse call centerat nuk punojnë me vlonjatët





