Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Gjatë 12 orëve u regjistruan 23 vatra të reja zjarri. Ja ku ndodhen

P
Piranjat11 August 2026, 21:29 · 2 min lexim
Gjatë 12 orëve u regjistruan 23 vatra të reja zjarri. Ja ku

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive. Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Në Dajt, pas riaktivizimit të vatrës mbi tunelet e Qafë Mollës, po punojnë forcat e MZSH-së dhe ADZM-së, të mbështetura nga 1 helikopter i FA-së. Në Priskë e Madhe vijon puna me 4 automjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie, bashkia Patos, pas riaktivizimit në thellësi të pyllit, operacioni vijon me forca zjarrfikëse e bashkiake, 20 efektivë të FA-së dhe 2 avionë “Air Tractor”, duke përforcuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka dhe ajri.

Në Krujë vijon puna në dy vatra. Në Abaze, situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Krastë–Halil, në orët e para të mëngjesit u angazhuan 2 helikopterë, ndërhyrja e të cilëve kontribuoi në normalizimin e situatës; forcat operacionale vijojnë punën në terren, ndërsa mbrojtja e banesave mbetet prioritet.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet, operacioni vijon me forcat e MZSH-së, strukturat bashkiake dhe 25 efektivë të FA-së; nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbetet edhe vatra në malin Dhëmbel, ku po punojnë forcat e MZSH-së Përmet. Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, është përqendruar një tjetër operacion i rëndësishëm, me 25 efektivë zjarrfikës, 20 forca të ADZM-së, 35 vullnetarë dhe 2 helikopterë të FA-së. Forcat po pozicionohen pranë banesave për të garantuar mbrojtjen e komunitetit dhe për të qenë të gatshme për çdo zhvillim të situatës.

Ndërkohë, në Vilëz, bashkia Kurbin, vatra e raportuar gjatë pasdites është shuar plotësisht, duke konfirmuar ecurinë pozitive të ndërhyrjeve në terren. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.