Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Gjekmarkaj në parlamentin suedez: Mbështetje e fortë për integrimin në BE mes shqetësimeve për demokracinë

P
Piranjat16 April 2026, 13:13 · 3 min lexim
Gjekmarkaj në parlamentin suedez: Mbështetje e fortë për

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë (Riksdag), ku u takua me Kryetarin e Grupit të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor, Denis Begic, si dhe me deputetët Magnus Jakobsson, Björn Söder, Viktoria Tiblom, Aida Birinxhiku dhe Carina Ödebrink.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë kësaj vizite, Gjekmarkaj ndau me homologët suedezë shqetësimet kryesore të opozitës dhe shoqërisë shqiptare mbi zhvillimet demokratike në vend, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në procesin e integrimit evropian.

Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Parlamentin e Suedisë (Riksdag), zhvillova një takim me Kryetarin e Grupit të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor, Z. Denis Begic dhe deputetët anëtarë të këtij Grupi, Z. Magnus Jakobsson, Z. Björn Söder, Znj. Viktoria Tiblom, Znj. Aida Birinxhiku dhe Znj. Carina Ödebrink.

Fillimisht, shpreha kënaqësinë e veçantë që në përbërje të Parlamentit janë edhe dy deputetë shqiptar, ashtu si edhe dy eurodeputetë të Suedisë në Parlamentin Evropian, dëshmi kuptimplotë e integrimit të komunitetit shqiptar në nivelet më të larta institucionale, çka forcon akoma edhe më shumë lidhjet miqësore ndërmjet vendeve dhe shoqërive tona.

Gjatë takimit me kolegët tanë në parlamentin suedez ndamë disa nga shqetësimet kryesore të opozitës dhe shoqërisë shqiptare të lidhura me mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, cënimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor nga ndërhyrjet politike të mazhorancës dhe degradimin e parlamentarizmit, nëpërmjet shkeljes recidive të të drejtave të anëtarëve të opozitës.

Megjithë këto probleme të mrephta, shpreha bindjen e thellë se rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi i shpejtë dhe i plotë në Bashkimin Evropian, si një mundësi efektive për të vijuar reformimin dhe progresin e vendit tonë brenda familjes evropiane.

I lumtur të dëgjoja që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjet e brendshme, të gjitha partitë politike në Parlamentin e Suedisë mbështesin dhe advokojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar asistencë konkrete në këtë proces që tashmë ka hyrë në një fazë kritike.

Mirënjohje Kryetarit Z. Denis Begic, deputetes shqiptare Znj. Aida Birinxhiku dhe të gjithë anëtarëve të Grupit të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor për mikpritjen, diskutimin miqësor dhe përkushtimin e tyre për konsolidimin e marrëdhënieve ndërmjet Parlamenteve dhe popujve tanë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.