
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë prekur rëndë zonën e Torovicës në Lezhë, duke përfshirë rreth 2/3 e sipërfaqes bujqësore prej 2500 hektarësh. Dëmet konsiderohen të mëdha, ndërsa qëndrimi i ujit në sipërfaqe për një kohë të gjatë rrezikon të sjellë humbje të konsiderueshme për fermerët që kanë mbjellë tokat e tyre.
Prej tre ditësh, fushat e Torovicës vijojnë të jenë nën ujë dhe procesi i kullimit pritet të kërkojë kohë të gjatë. Kjo situatë rrezikon seriozisht sezonin e korrjeve, pasi sipas fermerëve dhe specialistëve, këtë vit mund të mos ketë prodhim gruri, duke sjellë pasoja të rënda ekonomike për banorët e zonës.
Në terren ishte i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, i cili u takua me banorët dhe ngriti shqetësimin se kjo është një situatë që përsëritet vazhdimisht. Sipas tij, qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe ta vërë situatën nën kontroll, në vend që të fajësojë vetëm faktorët natyrorë pa marrë masa konkrete.
Gjekmarkaj theksoi se është urgjente ndërhyrja në hidrovorin e Balldrenit, i cili aktualisht nuk arrin të kryejë funksionin e tij për shkak të mungesës së investimeve. Sipas tij, investimi i nevojshëm është premtuar prej vitesh, por nuk është realizuar asnjëherë, duke lënë zonën të pambrojtur përballë përmbytjeve të përsëritura.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
8 January13:05
Berisha: Rama po i bën presion Prokurorisë për AKSHI-n! Po bën gjithçka që Armand Frangu të mos shpallet në kërkim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar se kryeministri Edi Rama po i bën presion prokurorisë për dosjen e AKSHI-t.
Kry...
POLITIKE
8 January13:03
Berisha: Në çdo rresht të aeroportit të Vlorës, tunelit të Llogarasë, prapa Lubisë është Edi Rama.
Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po bën gjithçka që baxhanaku i tij të mos shpallet person në kërkim si per...
POLITIKE
8 January12:51
Përmbytjet, Berisha: Qeveria është në narkozë të plotë, qytetarët në mëshirë të fatit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, për mos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për s...
POLITIKE
8 January12:03
Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Bardhi: Rama po vonon procedurën për Ballukun! Ka dijeni për provat që ka në USB
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me dështimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve për t...
POLITIKE
8 January11:52
PD Kurbin: Çahet argjinatura në Gurëz, duhet ndërhyrje urgjente
Partia Demokratike Dega Kurbin ka bërë thirrje përmesa një mesazhi në rrjette sociale për një ndërhrje emergjentë...
POLITIKE
8 January11:48
SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Bylykbashi: Rama po pengon mbledhjen e Këshillit të Mandateve!
Ka dështuar edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve.
Në një konferencë për mediat, anëtarët demokrat&...
POLITIKE
8 January10:07
Klosi mbledh drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, Rama nuk merr pjesë në takim
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka mbledhur këtë mëngjes në selinë qendrore drejtuesit po...
POLITIKE
8 January09:28
VIDEO/ Denoncimi i Bylykbashit: Po rrëshqet toka e varrezave
Deputeti, njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka denoncuar rrëshqitjen e tokës në zonën e ...
POLITIKE
7 January22:40
“Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër”/ Lapaj: M’u afrua dy herë pas zgjedhjeve
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zbuluar se i është ofruar një post i lartë qeveritar nga k...