AKTUALITET

''Gjirokastra nën ujë''/ Kryebashkiaku Golemi flet për PIRANJAT: Fajin e ka përroi!

Piranjat Përditësimi i fundit 7 January 2026, 10:38

''Gjirokastra nën ujë''/ Kryebashkiaku Golemi

Moti i keq ka goditur vendin, por përmbytja që përfshiu Gjirokastrën nuk është thjesht pasojë e reshjeve. Ajo është rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës së pushtetit vendor.

Uji vërshoi në qytet, përmbyti biznese dhe banesa, duke paralizuar jetën ekonomike dhe duke ekspozuar dështimin e strukturave bashkiake në parandalimin dhe menaxhimin e emergjencave.

Për këtë situatë, stafi i “Piranjave” komunikoi me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, të cilit i drejtuam pyetje të drejtpërdrejta mbi shkaqet dhe përgjegjësitë për katastrofën e ndodhur.

Në bisedë telefonike, Golemi e pranoi se qyteti ndodhet në gjendje emergjente dhe se po punohet për pastrimin e rrugëve.
“Nuk kemi patur familje të evakuara, po menaxhohen akset kryesore. Inertet kanë ardhur nga Mali i Gjerë, nga një zonë informale”, u shpreh ai.

Por pikërisht këtu qëndron thelbi i problemit: kryebashkiaku ia faturon situatën “zonave informale”, ndërkohë që ligji dhe detyra e pushtetit vendor është të parandalojë rrezikun, të mirëmbajë kanalet kulluese dhe të pastrojë inertet përpara se ato të shndërrohen në kërcënim për qytetin.

Fakti që inertet “zbritën” në qytet tregon se një pjesë e territorit të bashkisë është lënë në harresë: Pa kanalizime funksionale, pa pastrime periodike dhe pa masa parandaluese. Kjo neglizhencë institucionale është arsyeja pse rrugët, bizneset dhe banesat u pushtuan nga balta dhe mbetjet.

''Nuk kemi patur familje të evakuara, po menaxhohen akset kryesore. Inertet kanë ardhur nga Mali i Gjerë, nga një zonë informale'', shprehet ai. 

I pyetur për dëmet në biznese, ai u shpreh se në një situatë të dytë do të shikohet çdo dëm dhe bashkia do ndërhyjë për dëmshpërblimet.

Piranjat: A do vlerësohen dëmet? 
Flamur Golemi: Po patjetër, por tani jemi në fazën emergjencës. Do vlërësohet dëmet në çdo biznes.  

Nuk e dimë në do të mbahet apo jo ky premtim i dhënë me zë nga kryebashkiaku i Gjirokastrës. 

Madje ende nuk dihet as mënyra e gjetjes së fondeve për dëmshpërblimin e dhjetrave biznese të rrënuar tashmë.

Bie në sy dhe fakti që kryebashkiaku e quan gjendjen emergjente, por nuk kemi ende një shpallje zyrtare të emergjencës dhe pse shumë qytetet janë pushtuar nga uji.

Pamje nga Gjirokastra

 

Nga verifikimi i procedurave të prokurimit rezulton se për ndërhyrjet në përrenjtë e Gjirokastrës janë realizuar vetëm katër tendera të gjithë të përqendruar në vitet 2016–2018 konkretisht kolaudimi i punimeve për objektin “Masa inxhinierike për sistemimin e përroit në zonën e re urbane (Manë dhe Romëve)” i hapur më 17 dhjetor 2018 procedura për punimet për të njëjtin objekt e hapur më 31 maj 2018 tenderi për mbikëqyrjen e punimeve për këtë projekt i hapur më 19 korrik 2018 si dhe studim-projektimi për objektin “Ura mbi përroin e Picarit” i hapur më 22 nëntor 2016.

''Gjirokastra nën ujë''/ Kryebashkiaku Golemi

Pas kësaj periudhe nuk rezulton asnjë procedurë tjetër për pastrim sistemim apo mirëmbajtje të përrenjve çka do të thotë se për më shumë se pesë vite rresht nuk është investuar asnjë qindarkë për rrjedhat ujore të qytetit duke i lënë ato pa ndërhyrje teknike pa monitorim dhe pa masa parandaluese pavarësisht rrezikut të njohur që ato paraqesin për përmbytje dhe dëme në zonat urbane Kjo neglizhencë institucionale nuk është thjesht mungesë investimi por dështim i drejtpërdrejtë i pushtetit vendor në parandalimin e rrezikut një dështim që sot materializohet në pasoja konkrete për qytetarët dhe bizneset e Gjirokastrës/Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?