
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj shprehet se ka qëndruar për 25 muaj në paraburgim në mënyrë të padrejtë, duke theksuar se ndaj tij nuk ka asnjë vendim dënimi nga gjykatat dhe se procedurat hetimore të SPAK-ut vijojnë ende. Sipas ish-ministrit, gjykata ka konstatuar se afatet ligjore të masës së paraburgimit kishin përfunduar, duke bërë që vendimi i mëparshëm për mbajtjen e tij në qeli të mos kishte më fuqi ligjore.
Beqaj deklaron gjithashtu se ky qëndrim është pranuar edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës gjatë procesit gjyqësor. Ish-ministri vijon të jetë nën hetim nga SPAK, ndërsa masa e re e sigurisë e detyron atë të qëndrojë në banesë deri në një vendim tjetër të autoriteteve gjyqësore.
REAGIMI I BEQAJT
Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar!
Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.
Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë.
Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë.
Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.
Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin.
Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së.
Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.
Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore.
Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.
Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve.
Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha.
Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.
Pushime të mbara!
Rishihemi në shtator.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Gusht09:50
Prej vitesh avionët zjarrfikës vetëm premtim/ 6 orë betejë me mjete rrethanore me flakët në Gjirokastër
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, që përfshiu mbrëmjen e së premtes zonën mes fshatrave Asim Zeneli, Antigone dhe...
AKTUALITET
1 Gusht09:36
Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Një person është vënë në pranga mbrëmë në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullont...
AKTUALITET
1 Gusht08:14
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
1 Gusht08:06
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Sa do të shënojë termometri këtë të shtunë
Edhe dita e sotme, 1 gusht 2026, do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.
Masat a...
AKTUALITET
31 Korrik23:23
FOTO/ Rruga nga Valbona në Theth e mbushur me qen endacakë, autoritetet asnjë masë për të mbrojtur turistët
Turistët shprehin shqetësimin për praninë e madhe të qeneve endacak gjatë udhëtimit nga Valbona në Theth.
Përmes...
AKTUALITET
31 Korrik22:30
Banorët e Këlcyrës në protestë kundër reformës territoriale, mungon kryetari i bashkisë
Banorët e Këlcyrës kanë dalë në protestë kundër projektit të reformës territoriale, i cili parashikon bashkimi...
AKTUALITET
31 Korrik20:10
Zjarr në zonën malore të Trullit në Kukës, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe banorëve vë flakët nën kontroll
Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e së premtes në zonën malore të Trullit, në fshatin Surroj të Bashkis&...
AKTUALITET
31 Korrik18:32
Aksident në rrugën Fier-Patos, makinat përplasen “kokë më kokë”! Plagoset një nga drejtuesit
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Çesma e Mbyetit”.Një...
AKTUALITET
31 Korrik17:50
Dhunuan dhe grabitën të moshuarën italiane, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë
Tre shqiptarë me dënime të shumta penale u arrestuan nga Karabinierët e Kompanisë Cuneo në Itali, të cilët ekzekutuan nj...
AKTUALITET
31 Korrik17:20
KLSH: Vendi, pa mekanizma funksionalë për matjen e progresit kundër varfërisë
Vendi nuk ka siguruar harmonizim, koordinim dhe monitorim efektiv të politikave për përmbushjen e objektivit të Kombeve të Bashkuara p&...