Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
AKTUALITET

'GJKKO ka marrë kompetenca të Policisë', Vishaj: Rregullorja nuk mund të bëhet vetëm për veten

P
Piranjat 3 September 2026, 12:53 · 8 min lexim
'GJKKO ka marrë kompetenca të Policisë', Vishaj:

I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri TV, avokati Saimir Vishaj u shpreh se GJKKO-ja ka tejkaluar kompetencat e saj me rregulloren e re për sigurinë dhe mbarëvajtjen e gjykatës.

Vishaj e cilësoi rregulloren si një “ngatërrim kompetencash”, duke argumentuar se kontrolli fizik i personave, ruajtja e rendit dhe siguria në ambientet e gjykatës janë detyra të Policisë së Shtetit apo strukturave të sigurisë dhe jo të vetë gjykatës.

Avokati tha se nuk mundet një gjykatë të nxjerrë një rregullore të posaçme vetëm për veten, ndërsa një rregullim i tillë duhet të jetë i unifikuar për të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ai theksoi se pamjet e të pandehurve mund të krijojnë perceptimin publik se ata janë fajtorë, përpara se gjykata të japë një vendim përfundimtar.

“Nuk mundet në këtë fazë të gjykimit t’i nxjerrim në media për të thënë: ky është autori, ky është vrasësi, ky është trafikanti, ndërkohë që në fund ai mund të marrë pafajësi”, deklaroi avokati Vishaj.

Pjesë nga intervista:

Jemi njohur me rregulloren që ka dal nga gjykata e posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin  e organizuar e cila ka hyrë në fuqi në datën 1 shtator të po këtij viti, kjo rregullore shërben për njohjen dhe lehtësimin e administrimit të sigurisë, e ruajtjes së rendit, solemnitetit dhe rregullave të sjelljes në ambientet e gjykatës. Më duket se ka dy probleme. Problemi i parë është që pse duhet të vihet në lëvizje vetëm GJKKO-ja dhe jo të gjithë gjykatat apo prokuroritë e rretheve, ose i gjithë sistemi i drejtësisë i Shqipërisë duhet të merrte pjesë në hartimin e kësaj rregulloreje.

Dhe e dyta, me sa shikoj dhe lexoj, në këtë rregullore hyn më shumë pjesë nga organizimi i Policisë së Shtetit ose policia e objekteve. Nuk mundet gjykatat, sidomos GJKKO-ja të merret me administrimin dhe funksionimin e rregullave të brendshme të kësaj gjykate. Por është shteti nëpërmjet policisë private apo sigurisë që ka, është ai që nxjerr rregullore, urdhëra apo udhëzime, në bazë të urdhërave, udhëzimeve që nxjerr dhe ministri. Prandaj unë e shikoj një ngatërresë dhe marrja e kompetencave që bën GJKKO-ja në radhë të parë me policinë private. Këto janë detyra të policisë, më shumë nuk janë detyra që duhet t'i zbatojë gjykata. Por nuk e di që të dalësh jashtë ligjit, ndërkohë që ligji e ka të shprehur qartë që kush zhvillon seancat me dyer të mbyllura dhe kur lejohet ose nuk lejohet, prishja e rendit apo qetësisë, ku ndërhyrja duhet patjetër të jetë evidente dhe të bëhet nga forcat e rendit apo të policisë private.

Në rastin konkret, seanca zhvillohet me dyer të mbyllura kur kemi të bëjmë me fëmijë të mitur, kemi të bëjmë me gjëra që dalin jashtë moralit, ose kur prishet seanca. Atëherë ndërhyn edhe në rastin konkret nuk hyn gjykata në lojë, hyn policia private apo oficerët e sigurimit të policisë private apo të rendit. Në rastin konkret. Edhe e dyta, kontrolli fizik i të gjithë pjesëmarrësve, sidomos të palëve në gjykim, apo të gjithë njerëzve që marrin pjesë në gjykim, bëhet vetëm nga policia. Nuk ka lidhje kjo rregullore me administrimin apo vlerësimin që i bën vetë gjykata kësaj zone, por është vetëm Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ose policia private merret me zbatimin e saj duke bërë kontrollin fizik dhe imtësi jashtë objektit, në ambientet e brendshme dhe brenda në sallat e gjyqeve. Në rastin konkret është ngatërruar kjo çështje me rregullore që duhet të ketë Policia e Shtetit me rregullore që ka ngritur gjykata. Dhe mua më vjen keq që nuk është marrë masat e duhura nga të gjithë gjykatat e tjera, nga Gjykatat e Apelit, nga Gjykata e Lartë apo nga të gjithë gjykatat e juridiksioneve të përgjithshëm. Nuk mundet një gjykatë të bëjë një rregullore të posaçme për veten e saj, por duhet një rregullore që të jetë e gjithanshme. Dhe kjo aq më tepër e miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Jo, deri në këtë momente kemi vetëm një rregullore dhe një njoftim për media nga GJKKO-ja, por nuk kemi asnjë rregullore të bërë nga të gjithë gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm apo të apelit, të Tiranës, të Gjykatës së Lartë, qoftë edhe Gjykata Kushtetuese si gjykatë nga gjykatat më të larta, përveç Gjykatës së Lartë e cila duhet të ketë dhe ajo rregulloren e saj për mbarëvajtjen e punës. Në rastin konkret unë thashë, duhet që kjo rregullore të ishte përpiluar dhe të kishte gjetur aprovim nga Policia e Shtetit nëpërmjet urdhërave dhe udhëzimeve, qoftë me administrimin apo me solemnitetin e seancave. Po në rastin konkret është nxituar GJKKO-ja duke nxjerrë një rregullore vetëm për veten e vet.

Për mendimin tim një nga pikat që ja vlen të diskutohet këtu është vetëm mbajtja e celularit në ambientet ku zhvillohen seancat gjyqësore. Sepse në seancat gjyqësore akoma personat janë, pavarësisht se janë të pandehur, ata prezumohen të pafajshëm. Dhe shtypi ose media duke i filmuar, mund të nxjerrin dhe sekrete, sekrete të cilat kanë të bëjnë me personat që gjykohen, ose dhe personat që dalin dëshmitarë. Duke i filmuar, e të nesërmen ne i shikojmë kollaj në media... ndryshe është inicialet që ata mund të japin, dhe ndryshe është ta japësh me pamje dhe me figurë të qartë. Mua kjo nuk më vjen mirë.

Sigurisht pra se ka shumë gazetarë që vijnë në seancat gjyqësore, vijnë të pajisur me kamera, me video, me çdo lloj tipi, dhe këto i shfaqin në emisionet e tyre të lajmeve ose nëpër mediat e shkruajtura. Për mua kjo është bërë diçka e mirë sepse thashë që janë shumë persona që pavarësisht se kanë cilësinë e të pandehurit, ata prezumohen të pafajshëm. Dhe nuk mundet në këtë fazë të gjykimit ne t'i nxjerrim nëpër media ose në kamera, në emisione televizive, t'i nxjerrim dhe për të thënë njerëzve që ja ky është autori, ky është vrasësi, ky është trafikanti ndërkohë që në fund ai mund të marri pafajësi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.