GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, dhe personave të tjerë të pandehur në këtë procedim.
Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila kishte kërkuar pushimin e hetimeve, duke argumentuar se nga hetimet nuk janë evidentuar elementë të mjaftueshëm për vijimin e akuzës.
Çështja lidhej me një procedurë prokurimi për mirëmbajtjen e një segmenti rrugor në veri të vendit, me vlerë rreth 2.2 milionë euro, ku Myzyraj dhe ish-anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik ishin hetuar për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Me vendimin e saj, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka mbyllur këtë procedim për të pandehurit përkatës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin

Nga bashkëjetesa në një çati me vjehrrën, te puna e ish-bashkëshortes/ Burri rrëfen historinë e vështirë të divorcit: I thanë fëmijës do ...

U paraqit në spital me thikën ende në qafë, identifikohen i plagosuri dhe autori i ngjarjes në Korçë

Plagosje me thikë në Korçë, një person mbetet i lënduar rëndë

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Auron Tare ironizon qeverinë: Turpi ynë qenka bërë artistik

Nis seanca në GJKKO/ Meta dhe Kryemadhi të pranishëm në sallë, Kreu i PL: Nuk më janë vënë në dispozicion të gjithë aktet

Vatra e zjarrit në Ulëz ende aktive, vijon lufta për izolimin e flakëve, terreni vështirëson operacionin

Në kulmin e sezonit prodhues, ‘fluturojnë’ çmimet e perimeve





