Gjykata Administrative shfuqizon përjashtimin e 6 deputetëve të PD-së

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi sot shfuqizimin e masave disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë plenare” për 30 ditë për deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka.
Masat disiplinore lidheshin me seancën plenare të datës 18 Dhjetor 2025, ndërsa vendimet e shfuqizuara nga Gjykata ishin marrë në datën 23 Dhjetor 2025 nga Sekretariati për Etikën, dhe lënë në fuqi në datën 20 Janar 2026 nga Byroja e Kuvendit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga avokati pranë PD-së, Marash Logu, i cili bëri me dije se vendimi i Gjykatës shfuqizon ato që kishte marrë selia e Kuvendit me shumicë socialiste.
“Pas vendimit nr. 4011 (4089), datë 06.11.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ky është rasti i dytë që Gjykata vendos shfuqizimin e masave disiplinore ndaj deputetëve të opozitës për shkak se janë marrë në kundërshtim flagrant me ligjin”, shprehet Logu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Lexo edhe
AKTUALITET
24-vjeçari ndalohet pas kallëzimit të babait për abuzim seksual

E droguan dhe e lanë të vdiste në rrugë, babai i 19-vjeçares: E vesha si nuse, sot kam dasmën dhe varrimin e saj

Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarët e të cilit u arrestuan në Mal të Zi

U arrestuan me urdhër të SPAK-ut, GJKKO lë në burg anëtarët e grupit kriminal “Pepa”

“Për ne nuk ka më jetë, frymojmë që të çojmë drejtësinë deri në fund!”/ Babai i Ilaria Sulës: Çfarë na tha në telefonatën e fundit! Detaj...

Mësuesi Alban Bejleri ndërroi jetë teksa kthehej nga puna, reagojnë familjarët: Nuk u sigurohen as kushtet për transportin!

Konflikt mes dy grupeve, Policia kap dhe procedon katër të rinjtë! “Molla e sherrit” dyshohet një vajzë

Lirohen nga detyra 5 ambasadorë, emërohen pasuesit e rinj





