Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar pasi u gjobit nga gjykata për mungesë në një seancë gjyqësore, duke e cilësuar vendimin të pajustifikuar dhe duke sqaruar se mungesa e tij ishte për shkak të një konflikti objektiv oraresh.
Përmes një reagimi publik, Ndreca tha se kishte njoftuar zyrtarisht gjykatën në orën 09:00 se në të njëjtën kohë ishte i angazhuar në një proces civil që zgjat prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë më herët se seanca penale. Sipas tij, kërkesa për shtyrjen e seancës ishte shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës.
“Askush nuk mund të jetë fizikisht në dy gjykata në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objektive”, shprehet ai.
Ndreca pretendon se arsyeja e dhënë për gjobitjen ishte se ai duhej ta kishte njoftuar konfliktin e orareve që në seancën e kaluar. Megjithatë, sipas tij, data dhe ora e seancës ishin caktuar nga gjykata pa u konsultuar me mbrojtësit për angazhimet e tyre të tjera profesionale.
Avokati thekson se kjo nuk është hera e parë që kritikon publikisht mënyrën se si po zhvillohet procesi ndaj Veliajt dhe shpreh dyshimin se masa disiplinore mund të jetë një reagim ndaj qëndrimeve të tij. Ai shton se nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e klientit të tij, pavarësisht gjobave apo masave të tjera.
Ndreca njofton gjithashtu se do t’i drejtohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duke argumentuar se gjobitja e një avokati gjatë ushtrimit të detyrës përbën një precedent që cenon pavarësinë e profesionit dhe të drejtën për një mbrojtje efektive.
Ai paralajmëron se ekipi mbrojtës do t’i drejtohet edhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke pretenduar se gjatë procesit janë evidentuar shkelje të standardeve kushtetuese dhe evropiane të drejtësisë.
Në përfundim të reagimit të tij, Ndreca thekson se “pa avokatë të lirë nuk ka mbrojtje efektive, pa mbrojtje efektive nuk ka proces të rregullt dhe pa proces të rregullt nuk ka shtet të së drejtës”.
Sot disa media, që prej kohësh kanë hequr dorë nga objektiviteti dhe janë rreshtuar hapur në krah të akuzës kundër Erion Veliajt, nxituan të publikojnë lajmin se unë jam gjobitur nga gjykata për mungesë në seancë. Natyrisht, harruan të tregojnë arsyen e mungesës.
Ja e vërteta.
Sot, në orën 09:00, me shkresë zyrtare njoftova gjykatën se në të njëjtën orë (orën 10 a.m.) isha në një proces civil, që vijon prej pesë vitesh dhe ishte caktuar shumë kohë përpara seancës penale. Bashkëlidha provat dhe kërkova shtyrjen e seancës. Askush nuk mund të jetë fizikisht në dy gjykata në të njëjtën kohë. Kjo është një pamundësi objektive, për gjykatën penale jo.
Sipas kolegëve të pranishëm në sallë, arsyeja e gjobës ishte “se unë duhej ta kisha njoftuar këtë konflikt që në seancën e kaluar”. Ndërkohë seancën e kaluar gjykata vendosi datën dhe orën pa pyetur asnjë avokat. Nuk u interesua nëse mbrojtësit kishin angazhime të tjera, por sot gjobit një prej tyre sepse nuk e paska njoftuar për një konflikt oraresh, që ajo vetë nuk u interesua kurrë as ta pyeste, as ta verifikonte.
Nuk është hera e parë dhe me shumë gjasë nuk do të jetë as e fundit, që kam kritikuar publikisht mënyrën se si po zhvillohet ky proces. Shpresoj sinqerisht që kjo gjobë të mos jetë një reagim ndaj këtyre qëndrimeve. Por nëse dikush beson se me një gjobë, me disa gjoba, me procedime administrative apo edhe penale mund të më bëjë të hesht, gabon. Kush më njeh, e di se nuk jam nga ata që zgjedh rehatinë në kurriz të padrejtësisë dhe është shumë vonë të filloj ta bëj tani.
Po bëhet e qartë çdo ditë e më shumë se në këtë proces edhe pse akoma në fillim, shumë nga argumentet tona, të refuzuara fillimisht, janë pranuar nga gjykata më të larta. Të njëjtin fat do kenë edhe shkelje të tjera përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila shumë shpejt do të vihet zyrtarisht në lëvizje me kërkesën tonë. Kauza nuk është thjesht të fitojmë një proces, por nëpërmjet tij të ndërtojmë standarde më të mira kushtetuese dhe evropiane të drejtësisë.
Pikërisht për këto standarte do t’i drejtohem edhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Gjobitja e një avokati në krye të detyrës së tij nuk është një problem individual, por një precedent që prek lirinë dhe pavarësinë e profesionit të avokatit.
Nëse një gjykatë pretendon të diktojë mënyrën se si një avokat organizon veprimtarinë e tij profesionale dhe e ndëshkon kur ajo nuk përputhet me ritmin që gjykata imponon njëanshmërisht, atëherë nuk vihet në diskutim vetëm liria e avokatit, por vetë e drejta për një mbrojtje të pavarur.
Unë besoj në një drejtësi që pranon kondradiktoritetin, debatin, bashkëpunimin, mirëkuptimin institucional dhe e konsideron mbrojtjen një garanci kushtetuese, jo një pengesë procedurale.
Ndaj, as kjo gjobë dhe as ndonjë masë tjetër nuk do të më largojë nga kjo rrugë.
Pa avokatë të lirë nuk ka mbrojtje efektive, pa mbrojtje efektive nuk ka proces të rregullt dhe pa proces të rregullt nuk ka shtet të së drejtës.
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura dukshëm më të larta se mesatarja klimatike, në një muaj q&...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në Elbasan, në afërsi të Universitetit “Aleks...
Një nga aferat më të mëdha në Shqipëri ka qenë marrja me qira e TEC-eve lundruese në Vlorë, të cilët u ve...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Elbasan, ku u plagosën tre të rinj, Armando Tomorrica dhe...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga banorë të Lagjes nr. 5 në Durrës, të cilët ankoh...
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blenxi Gonxhja, deklaroi se qeveria ka refuzuar zhvillimin e një koncerti në Shqipëri të k...