Goditi me grusht në bark qytetarin, Skender Hita pezullon nga detyra efektivin e “Shqiponjave”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Një tjetër aksident është shënuar sot në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Një automjet ka dal&eum...
Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij n...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat bombë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se qeveria Rama b&e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet se plagosi me drap&eum...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve dhe drejtuesve politikë që të përmbyllin procesin p&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të prishë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, me arsyetimin se procedura e gjykimit të shkurtuar nuk lejonte shtimin e një akuze të re siç është ajo e kryerjes së veprës penale në kuadër të grupit kriminal.
Vendimi u mor më 15 janar nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Ilir Panda dhe me gjyqtarë Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, por u publikua i arsyetuar të hënën.
Ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për korrupsion dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm në shkallë të parë, por Gjykata e Apelit të Posaçëm e konsideroi vendimin si absolutisht të pavlefshëm dhe e riktheu atë për gjykim në shkallë të parë.
Sipas Apelit, prokurorët e çështjes dhe gjyqtarët e seancës paraprake kishin gabuar kur e kishin përcaktuar bashkëpunimin e Zarkës me të pandehurit e tjerë si rrethanë rënduese dhe jo si bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ndaj vendimit të Apelit të Posaçëm ushtruan rekurs Zarka dhe SPAK, të cilët ngritën pretendime të ngjashme bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe në praktikën e Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se nuk mund të rëndohej pozita e të pandehurit kur ishte ai ankuesi i vetëm.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i cilëson konkluzionet e Apelit të Posaçëm të nxjerra në interpretim të gabuar të ligjit, duke sjellë si pasojë prishjen e vendimarrjes dhe kthimin e çështjes për rigjykim po në Apel, me një tjetër trup gjykues.
Gjykata e Lartë arsyeton se, vlerësimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit, për t’i komunikuar Zarkës akuzë të re, në këtë rast më të rëndë, është e pamundur për t’u realizuar si pasojë e zhvillimit të gjykimit të shkurtuar, ku janë pranuar aktet e hetimeve paraprake në gjendjen e tyre. Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kjo rrethanë përjashton mundësinë e prokurorit për të komunikuar akuza të reja.
‘…Në këtë kontekst të zhvillimit të gjykimit me ritin procedural të gjykimit të shkurtuar – aktivimi i prokurorit/i stimuluar prej gjykatës së apelit/ në funksion të operimit për komunikimin e akuzave të reja për një vepër tjetër penale apo për një fakt të ri penal/të papërmendura në kërkesën për gjykim – sipas përcaktimit të neneve 373 dhe 374 të KPrPenale sikurse në kontekstin/‘terrenin’/hapësirën e ‘shqyrtimit gjyqësor’ të çështjes në kushtet e gjykimit të zakonshëm – është i pamundur’, arsyetohet në vendim dhe çmohet se prokurori mund të paraqesë akuza të reja vetëm në rastin e gjykimit me procedurë të zakonshme.
Megjithatë, Gjykata e Lartë vlerëson, se në kushtet që është proceduar me gjykim të shkurtuar, kur prokurori konstaton se ka një tjetër vepër penale që i atribuohet të pandehurit, mund të regjistrohet një procedim penal i ri.
Ish-prokurori Zarka, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, Avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi, vëllai i një prej të pandehurve në çështjen ‘Toyota Auris’, akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – dosje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si ‘Toyota Auris’, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika. /birn/
Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se ka nisur procedimi penal ndaj një 33-vjeçari i cili përhapi informacion të rrem&e...
Një shtyllë ndriçimi e dëmtuar rëndë po kthehet në rrezik serioz për banorët dhe veçanërisht pë...
Kompania One Albania refuzoi të bashkëpunojë me policinë lidhur me hetimet për të zbuluar bazat me Call Centerave në Tiran&eu...
Ndërsa institucionet vendore dhe policia e klasifikojnë zjarrin në landfillin e Bushatit si aksidental, ekspertët e mjedisit bëjnë...
Nuk është hera e parë që flasim për mashtrime. Por ajo që do të zbërthejmë sot, e sfidon të logjikshmen. Po fl...
Verën e kaluar, kongresmeni Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut, ishte i përqëndruar në zyrën e tij në Capitol Hill nd&eum...
Pas vendimit për të lënë në paraburgim tre të rinjtë e akuzuar për braktisjen e 19-vjeçares Myrto në një...
Një problem serioz dhe i përsëritur po del në pah në menaxhimin e mbetjeve spitalore dhe farmaceutike, ku përgjegjësia e inst...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbik&eum...
11 persona që morën pjesë në protestën kombëtare të Partisë Demokratike të premten, kanë dalë përpar...