Gjykata e Lartë vulos burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, si dhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi.
Në të njëjtin vendim, Kolegji Penal ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, i akuzuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje të rëndë kriminale.
Sipas arsyetimit të Gjykatës së Lartë, rekursi i paraqitur nga dy të dënuarit është vlerësuar i pabazuar në ligj dhe në prova, duke lënë kështu në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sander Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë

Gënjeshtra e Edi Ramës, se do paguanim 4 herë më shumë, nëse heq taksën e qarkullimit

Pamje skandaloze nga Shkoza/ Rruga e re degradohet brenda një viti, banorët denoncojnë gjendjen (VIDEO)

Sot afati i fundit për ‘DIVA’/ Mbi 145 mijë individë dorëzojnë deklaratën, gjobë për ata që nuk e plotësojnë

Reagon IMT e Tiranës: Kemi zbatuar procedurat ligjore

GJKKO shtyn për në 7 prill kërkesën e ish-ministrit Beqaj për lirimin nga qelia

Rehabilitimi i kanalit kullues në Vlorë/ Bashkia paralajmëron prishje ndërtimesh

U kap me drogë në makinë, arrestohet 36-vjeçari! Në pranga edhe i vëllai





