Gjykata e Lezhës la në burg përjetë portugezin që vrau Ardian Nikulajn, avokati Cakrani: Më kërkoi të apelojmë vendimin

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, i vrarë më 19 prill 2023.
Vendimi u dha në një seancë gjyqësore të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ku ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimës. Saraiva u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim armësh, armësh shpërthyese dhe municionit”.
Pas shpalljes së vendimit, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani reagoi ashpër, duke e cilësuar klientin e tij të pafajshëm dhe vendimin e gjykatës të padrejtë.
“Gjykata e Lezhës ka dënuar një të pafajshëm, sepse nuk ekziston asnjë provë që implikon Ruben Saraivën në këtë vrasje. Çështja është trajtuar si një gjyq popullor dhe jo mbi prova,” deklaroi Cakrani, duke shtuar se procesi nuk ka marrë në konsideratë kërkesat e mbrojtjes gjatë hetimeve dhe gjykimit.
Avokati u shpreh optimist se Gjykata e Apelit mund të japë një vendim ndryshe, duke rishikuar çështjen në bazë të provave dhe argumenteve të paraqitura.
Lexo edhe
AKTUALITET
Klevis Kaso emërohet në krye të Ujësjellësit në Vlorë, zëvendëson Ermal Muratin

Denoncoi abuzimet e Ballukut në sektorin energjetik, eksperti zbulon kërcënimin ndaj familjes: Një person i tha gruas sime që të mbyll go...

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Karçanaj 2 orë në SPAK për rrëmbimin e Gerond Meçes, ja çfarë deklaroi

Dënohet me burgim përjetë autori i vrasjes së Nikulajt

Korçarët në Strugë për të mbushur makinat me naftë! Në Maqedoninë e Veriut kushton 74 lekë më pak se në Shqipëri

Aksident rrugor në Tepelenë/ Makina bie në greminë, shpëton mrekullisht shoferi

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Serbi pse kishin flamurin kombëtar, reagon Ministria e Punëve të Jashtme

Të ardhurat nga emigrantët arrijnë rekordin e 1.1 miliardë eurove në 2025-n





