Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e familjarëve të Martinajt, 34 pasuritë e tij mbeten nën sekuestro

P
Piranjat24 March 2026, 13:09 · 4 min lexim
Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e familjarëve

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë të tij, të cilët kërkuan heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave.

Sipas mbrojtësve ligjor, kjo kërkesë është dërguar në Gjykatë prej rreth dy vitesh, ndërsa afatet ligjore parashikojnë një kohë shqyrtimi brenda një viti.

Pasi u tërhoq për vendim gjyqtari Erion Bani, vendosi: Rrëzimin e kërkesës.

Sipas tij: “Kërkesa për shuarjen e masës së sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025.

Sipas Banit: Masa shuhet nëse në momentin kur mbaron afati i shtyrë i masës, nuk është kërkuar nga prokuroria konfiskimi.

Gjykata vlerëson se Prokuroria e ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor dhe për këtë arsye nuk jemi në kushtet e shuarjes. Si përfundim, rrëzohet kërkesa për shuarjen e masës së sekuestros së pasurive të Martinaj.

Në vitin 2023, me vendim të gjykatës së posacme, Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij, dhe personave të lidhur me të, iu sekuestruan 23 pasuri.

Ndërkohë, në seancën e radhës me kërkesë të SPAK pritet të merren në pyetje si dëshmitarë një grup personash të cilët zotërojnë pronat e Ervis Martinaj, mes tyre edhe babai, Mustaf Martinaj.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:

Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë "ALBA TELECOMMUNICATION" në emër të Ervis Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MATI UNION" ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Subjekti “Ervis Martinaj”

Shoqëria "REAL FENIX" ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

Subjekti "Drenica Martinaj”

Shoqëria "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K

21% e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë "S.P.E Gjadër" të zotëruara nga "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K

Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip. 82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në

pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip. 9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip. 7 000 m2 në Patok

Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip. 12 145 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 1 973 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 7 050 m2

Arë dhe truall me sip. 1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Arë me sip. 1 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip. 300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë dhe ndërtesë me sip. 410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip. 105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

Ullishte 2 000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj

Llogari kursimi për fëmijë

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.