Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina Hoxha vijon jashtë zyrës së dekanes

P
Piranjat27 July 2026, 21:44 · 3 min lexim
Gjykata urdhëroi rikthimin e saj por rektori nuk zbaton vendimin/ Dorina

Gjykata Administrative vendosi më 16 korrik rikthimin e menjëhershëm në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dorina Hoxha. Vendimi i gjykatës rrëzoi pezullimin e saj nga detyra, të firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, duke e konsideruar atë të paligjshëm.

Por, pavarësisht vendimit gjyqësor, Dorina Hoxha ende nuk është rikthyer në zyrën e saj, pasi rektori nuk ka ndërmarrë veprimet për zbatimin e vendimit. Fillimisht, rektori Artan Hoxha pretendoi se nuk mund të anulonte urdhrin e pezullimit pa pasur në dispozicion vendimin e plotë dhe të arsyetuar të gjykatës, duke iu referuar vetëm dispozitivit.

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Administrative mbërriti në Universitetin e Tiranës më 24 korrik.Në të përcaktohet se rikthimi në detyrë duhet të bëhet me “ekzekutim të përkohshëm”, çka do të thotë se vendimi ka fuqi të menjëhershme dhe nuk mund të shtyhet. Megjithatë, edhe pas marrjes së vendimit të plotë, deri më 27 korrik, rektori i Universitetit të Tiranës vijon të mos ndërmarrë asnjë hap për rikthimin e dekanes në funksion.

Sipas vendimit, universiteti duhet t’i komunikonte Skënder Kaçupit revokimin e komandimit të tij në detyrën e dekanit dhe rikthimin e kompetencave te Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Si nisi konflikti?

Përplasja mes rektorit dhe dekanes nisi më 20 maj, kur Artan Hoxha vendosi pezullimin e Dorina Hoxhës nga detyra.Arsyetimi i rektorit ishte se kandidimi i saj për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve krijonte konflikt interesi, pasi Fakulteti i Drejtësisë ka rol në përzgjedhjen e kandidaturave.Por sipas argumenteve të paraqitura në procesin gjyqësor, ligji nuk parashikon pezullimin e dekanit nga të gjitha kompetencat në një rast të tillë.

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë përcakton se, gjatë procedurës së përzgjedhjes së kandidatëve për KLGJ, anëtari i dekanatit që kandidon nuk merr pjesë në mbledhje dhe nuk voton. Në rastin kur kandidon vetë dekani, detyrat e tij gjatë kësaj procedure kryhen nga një prej zëvendësdekanëve.

Edhe një udhëzim i firmosur nga vetë rektori Artan Hoxha parashikon se zëvendësdekanët mund të marrin kompetenca vetëm për këtë procedurë dhe jo përmes një pezullimi të plotë nga detyra

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.