AKTUALITET

Gjykatat 'përmbyten' nga dosjet, 150 mijë çështje në pritje!

Piranjat Përditësimi i fundit 10 May 2026, 14:45
Gjykatat 'përmbyten' nga dosjet, 150 mijë

Në të gjithë gjykatat e vendit, viti 2025 u mbyll me rreth 150 mijë dosje që presin të shqyrtohen në të trija shkallët e gjykimit.

Shifrat që Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka paraqitur në raportin dorëzuar parlamentit, tregojnë situatën e rënduar, ku kaotike duket në Gjykatën e Apelit të përgjithshëm por edhe në Apelin Administrativ.

Për të shqyrtuar një kërkesë civile, për një të drejte prone apo edhe pensioni, deri në marrjen e një vendimi nga të treja shkallët e gjyqësorit shqiptarëve i duhet të presin gati 12 vite.

Kur pranverën e vitit 2024 Këshilli i Lartë gjyqësor (KLGJ) prezantoi strategjinë kombëtare 3 vjeçare për uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata, numëroheshin rreth 114 mijë dosje, në të gjitha nivelet.

Sot dy vjet më pas, shifrat e ofruara po nga vetë KLGJ-ja dëshmojnë se jo vetëm nuk ka patur shenja përmirësimi, por situata është rënduar ndjeshëm. Dhe sistemi rezulton i përmbytur nga afro 36 mijë dosje më shumë, ose një rritje prej 33 përqind.

E gjitha kjo përkthehet në më shumë kohë pritjeje dhe vuajtjeje për të marrë drejtësi. Sidomos për ata që përballen me çështje civile të cilat përfaqësojnë gati 70% të dosjeve stok (backlog). Një qytetari shqiptar për të zgjidhur një konflikt civil sot në gjykatat e vendit do t’i duheshin mesatarisht pak më pak se 12 vite në të tre shkallët e e gjyqësorit: 270 ditë në Shkallë të parë, 2318 ditë (mbi 6 vite) në Gjykatën e Apelit, dhe 1762 ditë (ose më shumë se 4 vite e gjysmë) në Gjykatën e Lartë.

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Raporti i KLGJ thotë se në bodrumet dhe zyrat e Gjykatës së Apelit të juridiksionit të përgjithshëm presin radhën për shqyrtim 56,990 dosje, një rritje prej mbi 15 mijë të tilla krahasuar me fillimin e vitit 2024 kur ishin 41.700, ose gati dyfishi i atyre që ishin në shkurt të vitit 2023 kur nisi dhe zbatimi i hartës së re gjyqësore, e cila shkriu në një të vetme 6 gjykatat e Apelit të shpërndara në të gjithë vendin.

Stoku ka arritur shifrën më të madhe të viteve të fundit me 45,876 çështje që presin radhën prej vitesh, 42% e tyre mbi 3 vite ndërsa 14% (pra 1 në 7 dosje) pret prej më shumë se 5 vitesh.

Çështjet civile përbëjnë “thembrën e Akilit”, me 67% të dosjeve të prapambetura. Dosjet penale, edhe për shkak të afateve kohore që kanë shqyrtohen ndjeshëm më shpejt në Apel, mesatarish në 920 ditë, gati 2 vjet e gjysëm, shumë më pak, krahasuar me 6 vitet e një çështjeje civile.

Aktualisht në Gjykatën e Apelit mungojnë 42 gjyqtar nga 78 që janë gjithsej, pasi aktualisht në organikë janë 36, ndërsa efektivish punojnë edhe më pak. Në vitin 2025 çdo gjyqtari të Apelit i takonte një mbingarkesë e jashtëzakonshme me 1804 dosje secili.

Vetë këshilli i Lartë Gjyqësor në raportin e vitit 2025 pranon se situata në Gjykatën e Apelit është serioze.

"Ky volum përfaqëson një nga sfidat më serioze të nivelit të dytë të gjykimit dhe dëshmon për akumulim të zgjatur të çështjeve ndër vite", thotë KLGJ.

Edhe Gjykata e Lartë vijon të përballet me një stok jashtëzakonisht të madh dosjesh edhe pse KLGJ-ja i sheh me optimizëm shifrat e vitit 2025.

Reduktimi prej 20% i backlog-ut përbën një indikator të qartë se Gjykata e Lartë ka hyrë në fazë aktive të reduktimit të stokut, ndryshe nga nivelet e tjera të sistemit që ndodhen ende në fazë stabilizimi. Gjykata e Lartë për vitin 2025 shënon një kthesë të rëndësishme drejt reduktimit të backlogut, duke kaluar nga një fazë akumulimi historik në një fazë aktive të përmirësimit të efiçencës dhe administrimit gjyqësor.

Në fillim të vitit 2025 kjo gjykatë numëronte 20.888 dosje, ndërsa në fund të 2025 kishte 16,445 çështje në pritje të gjykimit. Pavarësisht kësaj 16 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë vijojnë të përballojnë një volum shumë të madh pune, ku secili prej tyre ka 1, 405 dosje në dorë për t’i shqyrtuar.

Përveç çështjeve civile për të cilat duhen mesatarisht, 1762 ditë për të dhënë një vendim përfundimtar, ato administrative duan 641 ditë, ndërsa penalet 89 ditë.

Edhe në këtë Gjykatë  backlog-u, sipas natyrës së çështjeve, evidenton një dominim të qartë të juridiksionit civil me 64% por një peshë të konsiderueshme kanë edhe çështjet administrative që përbëjnë 28% të dosjeve stok. Vetëm 8% janë penale.

Pas Apelit të juridiksionit të përgjithshëm janë pikërisht Gjykatat Administrative që vijojnë në ngërç shumë të madh. Trendi rritës i dosjeve të mbetura stok ka vijuar edhe vitin e kaluar. Në fund të vitit 2025 kishte 24,530 çështje pa një vendim, por sipas KLGJ-ës, ritmi i rritjes së backlog-ut në vitin 2025 rezulton 57% më i ulët krahasuar me vitin 2024, dhe 71% më i ulët krahasuar me vitin 2023.

Në Administrativen e Apelit janë vetëm 11 gjyqtarë gjithsej nga 22 që është organika dhe vitin e kaluar ngarkesa mesatare e punës për gjyqtar ka arritur në 2,116 çështje për secilin. Më e ngarkuara se në çdo gjykatë.

Edhe pse ka një përmirësim të rendimentit thotë KLGJ ende situata duket larg zgjidhjes edhe për shkak të një backlog-u me strukturë shumë të rëndë historike. 59% e çështjeve janë mbi 3 vite në pritje dhe 30.5% janë mbi 5 vite.

As në dy gjykatat administrative të shkallës së parë, gjendja nuk paraqitet optimiste. Ato e mbyllën 2025-n me 21,621 çështje nga të cilat 8,396 të prapambetura.

Gati 79% e stokut total mbahet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë dhe vetëm 21% nga ajo në Lushnje. Përqendrimi në Tiranë shikohet si një shqetësim nga KLGJ.

Ngarkesa mesatare e punës për gjyqtar, në gjykatat administrative të shkallës së parë ka arritur në 818 çështje për gjyqtar, duke shënuar një rënie prej 24% krahasuar me vitin 2024. Kjo për shkak të rritjes së numrit të togave të zeza në këto gjykata.

GJYKATAT E SHKALLËS SË PARË

Në vështirësi duken edhe gjykatat e shkallës së parë. Në përfundim të vitit 2025, gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm raportojnë një total prej 39,767 çështjesh të mbetura në pritje të shqyrtimit. Tirana ka ‘pjesën e luanit’ me 42% të totalit kombëtar në këtë nivel gjyqësor, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi. Për shkak të uljes së numrit të çështjeve krahasuar me vitet e kaluara por edhe rritjes së numrit të gjyqtarëve, në 13 gjykatat e shkallës së parë në vend në vitin 2025, ngarkesa mesatare e punës për gjyqtar rezulton 607 çështje për gjyqtar, krahasuar me 750 çështje për gjyqtar në vitin 2024.

Më të qeta duken gjykatat e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ajo e Apelit në 2025 kishte vetëm 461 dosje, ndërsa 98% e çështjeve janë përfunduar brenda 6 muajve, duke treguar, sipas KLGJ-ës, një ritëm të shpejtë për shumicën e rasteve. 35 çështje janë shqyrtuar në 6-12 muaj,  23 çështje nga 1-2 vjet dhe 9 çështje kanë kaluar mbi 2 vjet në pritje. Ndërsa GJKKO e shkallës së parë për vitin 2025 kishte 3,245 çështje, që përfshijnë ato të mbartura nga viti 2024 dhe ato të regjistruara të reja.

Sipas raportit, në të gjithë vendin, në vitin 2025, në gjykatat e të trija niveleve, ka patur gjithsej 306 gjyqtarë. Kjo nënkupton se sistemi gjyqësor gjatë vitit 2025 ka funksionuar me pothuajse 73.38% të kapacitetit të tij.

Ndërkohë, 21 gjykatës janë shkarkuar gjatë procesit të vetingut vetëm në një vit. Rezulton se numri i vakancave në sistem për magjistratët (gjyqtarë) është 111 vakanca, nga të cilat 73 të përhershme dhe 38 vakanca të përkohshme.

Shqipëria ka një mesatare prej 17.3 gjyqtarësh për 100 mijë banorë, e cila edhe sipas KLGJ-ës, është larg asaj evropiane me 21.9 gjyqtarë për 100 mijë banorë./shqiptarja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?