Donacionet, fondet publike dhe akuzat për keqmenaxhim: Çfarë po ndodh në QSUNT?
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
Në shkurt të këtij viti, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” publikoi në faqen e saj zyrtare një list&e...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me debatet për “Paket&eum...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për të denoncuar djegien e mbetjeve në landfillin e fshatit Ha...
Policia e Korçës po heton ngjarjen e rëndë të ndodhur sot (26 korrik) në Pogradec. Sipas informacioneve dhe banorëve jas...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku një elektrist ka humbur jetën ...
Rritja e numrit të turistëve gjatë sezonit veror është shoqëruar edhe me shqetësime për abuzimet me çmimet n&eu...
Në seancën e së enjtes, në rend dite ishte, mes të tjerash, edhe plotësimi i tre vendeve vakante të Komisionit të Prok...
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, u mposht me nokaut në raundin e dytë nga Antoni Xhoshua, në sfidën që u mbajt në Xhedah t&eu...
Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cil&...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar...

Në 6 Maj 2026, Gjykata e Durrësit ka caktuar seancës për nisjen e gjykimit ndaj 8 shtetaseve kineze, të akuzuara për “trafikim personash të rritur”, “prostitucion” dhe “shfrytëzim prostitucioni”, të arrestuara në flagrancë në një operacion të Policisë së Durrësit në dhjetor të vitit 2024.
Por, me shumë mundësi, seanca do të shtyhet, për shkak se asnjë prej të pandehurave nuk do të jetë në sallën e gjyqit. Dhjetë vajzat dhe gratë fillimisht u mbajtën në arrest në burg. Më tej, gjykata i zbuti masat e sigurimit, duke vendosur që ato të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e qytetit bregdetar.
Tashmë që hetimi ka përfunduar dhe ato duhet të përballen me ligjin shqiptar, asnjë prej tyre nuk gjendet në adresën e deklaruar të qëndrimit.
Në këto kushte, Gjykata e Durrësit ka vendosur t’i njoftojë të pandehurat për nisjen e procesit gjyqësor nëpërmjet “shpalljes publike”, një ndër format e fundit që parashikon Kodi i Procedurës Penale për vënien në dijeni të personave të interesuar.
Në 23 Prill 2026, gjyqtarja Emirjana Dimo ka nënshkruar nga një “shpallje publike” për secilën prej shtetaseve kineze, duke i njoftuar mbi zhvillimin e seancës gjyqësore.

Në total janë shpallur 8 njoftime publike, në drejtim të: (1) Yanxia Zhang, (2) Yang Jing, (3) Wuang Fen, (4) Tang Jing, (5) Qiaolan Zhang, (6) Lin Lin, (7) Li You, (8) Guangcheng Lin.
Gjykata, në shpalljen publike, thotë se “…Duke qenë se shtetaset, në cilësinë e të pandehurës në çështjen penale, nuk janë arritur të njoftohen në adresë me anë të fletë-thirrjes, njoftimi për zhvillimin e seancës gjyqësore do të kryhet me anën e kësaj shpalljeje”.
Në mes të dhjetorit 2024, Policia e Durrësit njoftoi rezultatet e operacionit policor, të cilit i vendosi emrin “Storm”.
Sipas uniformave blu, në vijim të një hetimi 4-mujor me metoda proaktive, u arrestua në flagrancë Guangtai Lin, 50 vjeç nga Kina, i dyshuar për “shfrytëzim prostitucioni”. Gjithashtu, Policia njoftoi se kishte ndaluar edhe 7 shtetase të tjera nga Kina, për veprën penale të “Prostitucionit”, të cilat identifikoheshin vetëm me iniciale: Y. D, T. J, M. H, Q. Zh, Ë. F, J. Y. dhe H. Ch.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.
Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë./BOLD NEWS
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja sa i përket shitjes m pakicë të karburanteve në vend. Duke nisur nga ora 16:...
Djali i viktimës të aksidentit të një dite më parë në Shkodër ka reaguar duke thënë se ikja e shoferit nga v...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda ...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar në Elbasa. Mësohet se janë vendosur ...
Një person është gjetur i pa jetë, mëngjesin e kësaj të shtunë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, v...
Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcav...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e al...
Një 30-vjeçar nga Shqipëria, i cili kishte qenë i akuzuar për çështjen e vrasjes së policit Giorgos Lyggeridis m&eum...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve reagoi pas videos skandaloze e të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit q&e...
BBC i ka kushtuar vëmendje rastit tragjik të shqiptarit Sajmir Beca që humbi jetën pasi u shtyp në pjesën e pasme të një...